Janë shënuar tre gola brenda pak minutave në “Fadil Vokrri” në finalen e Kupës së Kosovës mes Feronikelit dhe Trepçës ’89.
Pas Astrit Fazliut në minutën e 16’, dhe Mendurim Hoti në min 27’, Feronikeli ka shënuar edhe dy gola tjerë në pjesën e dytë, raporton Gazeta Express.
Fillimisht, golin e gjeti edhe Albutrint Morina. Ai ka realizuar për 3-0 pas një rrëmuje në zonë në minutën e 66’.
Pak minuta më vonë, sulmuesi Kastriot Rexha shënoi për 4-0, kurse në min e 73’, Trepça ’89 ngushtoi epërsinë me zëvendësuesin Muja.
Pas Ligës, Nikli është rrugës për ta fituar edhe Kupën e Kosovës. /Gazeta Express/