BallinaLajmeAfera e ‘Fajdeve’, Selimi kërkon dorëhqjen e Kadri Veselit

Afera e ‘Fajdeve’, Selimi kërkon dorëhqjen e Kadri Veselit

Të ngjajshme

Ndanë informacione ushtarake me Izraelin, arrestohen 20 persona në Iran

Autoritetet iraniane njoftuan arrestimin e 20 personave në qytetin...

Trump thotë se nuk është gati për një marrëveshje me Iranin

Në një intervistë telefonike me rrjetin amerikan NBC News...

​Qytetet më të mira të Time Out për vitin 2026

Grupi mediatik britanik Time Out ka emëruar “qytetet e...

Në Zvicër testohet “qeni digjital” – karroca me AI ndihmon të verbrit të bëjnë Pazar

Karroca funksionon me asistent zanor, i cili udhëzon përdoruesin...

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, i ftuar në emisionin Frontal të T7, ka folur për përfshirjen e kreut të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, në video që kanë të bëjnë me fajde.

Sipas Rexhep Selimit, pas publikimit të këtyre videove, Veseli do të duhej të jepte dorëheqje.

“E vetmja zgjidhje është dorëheqja e tij. Dorëheqja e tij nuk do të thotë fajësi, t’i hapë rrugën hetimeve” ka thënë ai.

Sipas deputetit të LVV, konferenca të cilën e mbajti Veseli ka qenë e panevojshme, megjithatë mënyrë e reagimit të kreut të Kuvendit, sipas tij  nënkupton se te ai qëndron përgjegjësia.

“Konferencë për shtyp s’ka qenë e nevojshme, doli publikisht të sqarojë dicka por jo edhe epilogun e kësaj mbeti pa sqaruar se çka doli në fund, mund të them se mund të keqpërdoret emri i dikujt por mënyra e reagimit na bëri që të shohim te ky njeri përgjegjësinë” u shpreh Selimi.

Gjithashtu deputeti ka komentuar edhe mbështetjen që Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i ka ofruar gjatë së premtes Veselit. Sipas Selimit, një mbështetje e tillë është e nënkuptueshme.

“Është e kuptueshme që e mbrojnë njëri-tjetrin, pasi që kanë të kaluar të përbashkët”, u shpreh Selimi.

Sipas tij, personat që kanë informata për Kadri Veselin nuk guxojnë të bëjnë publike diçka të tillë, pasi që ndoshta kanë frikë nga ai.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz