back to top
Sunday, December 21, 2025
BallinaLajmeSa pare kanë gratë e udhëheqësve?

Sa pare kanë gratë e udhëheqësve?

Të ngjajshme

Humbi ndjenjat në vendin e punës, vdes një person në Gjilan

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Gjilan, ku viktima,...

Hetohet vdekja e një personi në Leposaviq

Policia e Kosovës ka raportuar se një person është...

Baraliu: Nuk shoh që do të ketë rritje të votuesve të diasporës

Bleron Baraliu në një lidhje direkte me emisionin “Adresa”...

Një burrë dërgohet pa shenja jete në emergjencën e Gjilanit

Të dielën rreth orës 08:25 një burrë është dërguar...

Rrihen mes vete me mjete të forta dy persona në Prishtinë, trajtohen në QKUK

Dy persona kanë sulmuar njëri- tjetrin menjete të forta. Ata...
- Advertisement -

Disa nga gratë e liderëve kosovarë janë të punësuara e disa kanë në pronësi biznese private, raporton T7

Zakonisht bëhen të gjalla gjatë fushatës zgjedhore ose ditën e zgjedhjeve.

Gratë e liderëve kosovarë, nuk i shohim shpesh në paraqitje publike me bashkëshortët e tyre.

Por nganjëherë ato bëhën objekt i përplasjeve mes kundërshtarëve politik.

Njejtë veproi Kadri Veseli, kur përmedi pasurinë e gruas së Albin Kurtit.

E gruaja e kryreparlamentari Veseli, Violeta ka në bankë më shumë se 2500 euro.

Fitimet e saj vjetore nga puna si mësimdhënëse arrijnë në 3180 euro, kurse nga biznesi privat, ka të deklarara afër 15 mijë euro fitim vjetor.

Zonja e parë, Lumnije Thaçi në Agjencinë Kundër Korrupsion nuk ka të deklaruar asnjë kursim në bankë.

Por, asaj i figurojnë fitimet vjetore e që janë 6500 euro nga angazhimi I saj në Kolegjin AAB dhe afër 15 mijë euro nga puna e saj në Universitetin e Mitrovicës.

Të deklaruara si kursime në bankë nuk ka as gruaja e kreut të Qeverisë, Ramush Haradinaj, Anita.

Ajo ka të raportuara vetëm pagën vjetore nga angazhimi i saj në Radio Televizionin e Kosovës.

Po ashtu, fitime ka edhe nga dy biznese tjera private, të cilat arrijnë në 24 mijë euro në vit.

Bashkëshortja e liderit të Vetëvendosjes, Albin Kurti, Rita Knudsen ka në një bankë në Oslo të Norvegjisë, 85 mijë euro. Por tyre nuk ka asnjë pasuri tjetër të raportuar në Agjencinë Kundër Korrupsionit.

Ardiana Gjinolli-Ahmeti, bashkëshortja e kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmetit, të deklaruara I ka 2 mijë euro në një bankë në Kosovë. /Florandë Morina, T7

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz