back to top
Thursday, February 12, 2026
BallinaLajmeKur do të duhej të rrëzohej Qeveria sipas Milaim Zekës

Kur do të duhej të rrëzohej Qeveria sipas Milaim Zekës

Të ngjajshme

Angela Merkel mohon se do të kandidojë për Presidente Federale: Kjo është e pamundur

Angela Merkel është kategorike, duke hedhur poshtë skenarët e kandidaturës së...

Plenkoviq uron Kurtin, riafirmon mbështetjen kroate për Kosovën

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq, ka uruar Kryeministrin e...

Rusia urdhëron bllokimin e WhatsApp-it

Rusia ka urdhëruar bllokimin e WhatsApp, ndërsa Kremlini vazhdon...

Isa Mustafa dhe Albin Kurti janë takuar sot për për organizimin e mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë – shkruan Periskopi.

Dy liderët e partive opozitare në Kosovë, diskutuan për organizimin e mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë së koalicionit PAN.

I pyetur nga Periskopi, Deputeti Milaim Zeka, ka thënë se nuk është mirë që të rrëzohet Qeveria para se të vendoset se çka do të bëhet me Telekomin.

“Jemi tu e ba hetimin e Telekomit, ish kanë dëm i madh me u rrëzu Qeveria, pa dalë njerëzit se cka i kanë ba atij institucioni”, ka thënë Zeka për Periskopi.

Ndërsa i pyetur për takimin e Isa Mustafës me Albin Kurtin, ai tha se nuk ka kurrfar komenti.

“S’kam koment, kurrfar komentin nuk kam, prej shtatorit e te këndej opozita e ka votën time për rrëzimin e Qeverisë”, tha Zeka.

Kujtojmë se Isa Mustafa, ka filluar organizimin e mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë Haradinaj./Periskopi/

Të Fundit

Sport

ShowBiz