back to top
Saturday, September 13, 2025
BallinaLajmeAksidenti në autostradën “Arbër Xhaferi”, i vdekuri ishte punëtor i Bechtel Enkas

Aksidenti në autostradën “Arbër Xhaferi”, i vdekuri ishte punëtor i Bechtel Enkas

Të ngjajshme

Gabim në mbrojtje, Mbappe tregohet shumë i shpejt dhe shënon gol për Realin

Skuadra e Real Madrid ka shënuar golin e epërsisë...

Shkodër: Antidroga asgjëson mbi 9 mijë bimë kanabisi

Policia ka zhvilluar disa operacione antikanabis në malësitë e...

Drejt përmbylljes procesi i regjistrimit fillestar të pronave në 20 fshatra

Agjencia Shtetërore e Kadastrës po finalizon procesin e regjistrimit...

Personi që është aksidentuar dje për vdekje në autostradën “Arbën Xhaferi” është punëtor i Bechtel Enkas, raporton Gazeta Express

Një aksident trafiku që ka ndodhur pasditen e së martës në autostradën “Arbër Xhaferi”, ka qenë fatal për 48-vjeçarin H.S. nga Prizreni. Ai ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra nga goditja e njërit prej tri automjeteve të cilat janë aksidentuar.

Një koleg i të ndjerit ka thënë për Gazetën Express se në momentin kritik viktima ka qenë duke e kryer punën e tij.

“Një shofer i ka goditur punëtorët të cilët ishin duke u përkujdesur për vënien e shenjave të trafikut”, ka thënë ai.

E lëndime të rënda trupore ka pësuar edhe një punëtor tjetër i Bechtel Enkas i cili është i shtrirë në QKUK. E. N, po ashtu nga Prizreni, ka marrë lëndime trupore në shtyllën kurrizore, mëson Express.

Se një punëtor ka vdekur dhe një tjetër është lënduar dhe gjendet në QKUK për trajtim mjekësor e ka konfirmuar për Express edhe Bechtel Enka.

“Mund të ua konfirmoj se një punëtor i Bechtel Enkas ka humbur jetën dhe një tjetër është lënduar”, ka thënë Ela Ruci, Zëdhënëse e Bechtelit.

Ndërkaq për aksidentin në fjalë ka njoftuar edhe Policia e Kosovës në raportin 24 orësh, por duke mos bërë të ditur se i ndjeri ka qenë punëtor i Bechtel Enkas.

“Autostrada ‘Arbër Xhaferi’  17.05.2019-16:05.  Është raportuar për një  aksident trafiku në mes dy veturave dhe një kamionetë me targa vendore. Përveç  dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar dhe tre persona tjerë meshkuj K/Shqiptarë. Të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK, mirëpo pas pak njëri nga të lënduarit ka ndërruar jetë. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë dërgohet për obduksion, ndërsa i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë./GazetaExpress

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz