back to top
Thursday, February 12, 2026
BallinaLajmeKastrati thotë se edhe 11 shtëpi të reja do të ndërtohen në...

Kastrati thotë se edhe 11 shtëpi të reja do të ndërtohen në Komunën e Deçanit

Të ngjajshme

Drejtuesi i Shoqatës Humanitare “Jetimat e Ballkanit”, Halil Kastrati ka njoftuar se do të bëjnë ndërtimin e 11 shtëpive në Komunën e Deçanit për familjet në nevojë.

Kastrati ka thënë se pas nënshkrimit të memorandumit bashkëpunimit me Komunën e Deçanit për ndërtimin e këtyre shtëpive, sot ka filluar ndërtimin e tyre.

Për secilën shtëpi që do të ndërtohet, Komuna e Deçanit do t’i jap nga pesë mijë euro, ndërsa pjesën tjetër do ta mbulojë shoqata “Jetimat e Ballkanit”, përmes donatorëve të saj.

Kastatit ka njoftuar se gjatë muajit të Ramazanit do të nisin ndërtimin e 100 shtëpive në gjithë Kosovën, për familjet me kushte të rënda ekonomike.

Të Fundit

Sport

ShowBiz