BallinaDrenica +Drenica SportLAJM I FUNDIT: Feronikeli vendos për trajnerin që do ta drejtojë ekipin...

LAJM I FUNDIT: Feronikeli vendos për trajnerin që do ta drejtojë ekipin edicionin e ri

Të ngjajshme

Naser Ramaj, president i Feronikelit ka folur për të ardhmen e ekipit të tij, teksa ka konfirmuar qëndrimin e trajnerit Zekirija Ramadani edhe për edicionin e ardhshëm.

Biznesmeni i njohur që ka shpenzuar afro 2 milionë euro me Feronikelin, ka thënë klubi do të ketë ndryshime për Ligën e Kampionëve.

“Disa prej lojtarëve do të largohen pasi ju skadon kontrata. Do të transferojmë futbollistë por kryesisht në formë huazimi” u shpreh Ramaj për ‘Indeksonline’.

Ai e konfirmoi që trajneri Zekirija Ramadani do të mbetet edhe edicionin e ardhshëm në krye të Feronikelit dhe e quajti trajnerin shqiptar si më të mirin në Kosovë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz