Është këngëtar, politikan dhe humanist. Labinot Tahiri, deputeti i Kuvendit të Kosovës, njihet për aksione humanitare gjithandej vendit. Ai shkon në familjet ku kanë nevojë dhe gjithçka çfarë ndodh aty e filmon dhe e publikon.
Kjo mënyrë e të bërit humanistin është kritikuar shpesh nga publiku kosovar, duke e quajtur Labin edhe si profiter politik pasi që tërë këtë e bën për famë dhe vota.

Shfaqja në publik e familjeve skamnore nga Tahiri, ku aty shihen fëmijë e të rritur, sikur e zbeh “njetin” e mirë që mund ta ketë ai, shkruan Ballkani.info.

E duket se është pikërisht humanizmi publik i Labit që i ka nxitur “Stupcat” që në skeçin e fundit ta paraqesin realitetin e disave që ndihmojnë e pas vetit iu shkojnë kamerat.

“Fushata” është skeçi më i ri i “Stupcave” ku portretizohet një politikan duke ndihmuar një familje të varfër. Mirëpo, politikani në skeç që kanë shumë ngjashmëri me Labinot Tahirin, më primare e ka dukjen e tij, teshat e shtrënjta, orën 70 mijë euro, këpucat… sesa qëllimin për ta ndihmuar familjen.
Edhe pamja e Vedatit, aktorit kryesor në këtë skeç, i ngjan Labit!
Për më shumë shikojeni skeçin e “Stupcave” dhe vlerësojeni se cilin politikan e përqeshin me ironi ata: