BallinaLajmeKadri Veseli tregon si do të veprojë partia me deputeten Flora Brovina

Kadri Veseli tregon si do të veprojë partia me deputeten Flora Brovina

Të ngjajshme

Netanyahu njofton sulme të mëtejshme ndaj Iranit

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu njoftoi sot sulme të mëtejshme...

“Të luajmë Big Brother familjar?” – Miri ankohet të Vëllai i Madh për Selin

“Dy javë përpara finales… Çfarë do të ndodhë?” Mbrëmjen e...

Konfirmohet: Albin Kurti takohet me Lumir Abdixhikun të hënën në mëngjes

Deputeti nga radhët e LDK-së, Lutfi Haziri ka folur...

Publikohet lista paraprake për Topin e Artë, befasi të mëdha në Top 10

Gara për Topin e Artë 2026 po bëhet gjithnjë...

Çka parasheh Projektligji për Shtetësinë, që e miratoi sot qeveria?

Në mbledhjen e sotme të qeverisë u miratua Projektligji...

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, në një intervistë për Rubikon të KTV-së tha se partia ka solidaritet për deputeten Brovina, mirëpo veprimi i saj ishte gabim i rënd.

I pyetur se cili do të jetë reagimi i partisë karshi deputetes, Veseli la të kuptohej se e lë këtë në etikën e Brovinës duke thënë se statusi i deputetit përcaktohet nga morali dhe etika.

“Me Flora Brovinën ka një solidaritet, por gabimi është i rënd. Nuk është çështje ndërpariatike. Gabimi është i rënd, respekti është i jashtëzakonshëm për Flora Brovinën por nuk është çështje brenda partiake”, ka thënë Veseli. “Statusi i deputetit përcaktohet nga etika dhe morale e Flora Brovina besoj që ka etikë dhe e ka të jashtëzakonshme”.

Veseli thotë se u dëmtua nga Flora Brovina

Veprimi i Flora Brovinës me fotografinë e prezantuar në Kuvendin e Kosovës javën e kaluar, sipas Kadri Veselit, kryetar i PDK-së dhe iniciator i Tribunalit për krimet serbe, i bëri dëm më së shumti atij.

Veseli tha se deputetja Brovina nuk është konsultuar me Grupin Parlamentar dhe partia nuk ka qenë në dijeni për fotografinë.

“Si mundet një subjekt të qëndrojë prapa diçkaje e cila jo vetëm që është e padokumentuar, nuk ka qenë qëllimi im që të sillen fakte në Kuvend. Një gabim i cili është i rënd, ajo ka qenë një bombë të cilën nëse dikë e ka dëmtu është vuajtja e atyre që e kanë përjetuar. Pse na u ka dashtë një foto?”, ka thënë Veseli në Rubikon të KTV-së.

“Ajo nuk është konsultuar me Grupin Parlamentar. Brovina është dashur që hapat që i merr t’i marrë në koordinim. Nuk i ka marrë. Nëse dikë e ka dëmtu, më ka dëmtu edhe mua”, tha ai.

Deputetja e PDK-së në seancën e thirrur nga shefi i saj, Kadri Veseli, publikoi një fototgrafi duke aluduar se vajza është kosovare dhe se ishte dhunuar nga forcat serbe.

Por doli që fotografia është skenë nga një film pornografik, dhe se ka kohë që qarkullon në internet.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz