back to top
Thursday, February 12, 2026
BallinaLajmeZemra mal: Shikoni zbarkimin e Ushtrisë së Kosovës në portin e Kroacisë...

Zemra mal: Shikoni zbarkimin e Ushtrisë së Kosovës në portin e Kroacisë (FOTO/VIDEO)

Të ngjajshme

Në kuadër të stërvitjeve ushtarake e NATO-s “Përgjigjja e menjëhershme-19”, e cila po mbahet në Kroaci, Slloveni e Hungari që nga 10 maji e vazhdon deri më 6 qershor, raportohet për arritjen në portin e Zarës të dy anijeve desante të marinës luftarake të Kroacisë, “Krka” dhe “Cetina”, nga të cilat dje “kanë zbarkuar qindra pjesëtarë të Forcave të Armatosura të Shqipërisë dhe të Forcës së Sigurisë së Kosovës me 23 automjete”, raporton sot agjencia kroate e lajmeve “Hina”.

Zbarkimi i dy ushtrive shqiptare në bregdetin kroat ka zgjuar interesim të madh të mediave kroate. Ato i kanë kushtuar shumë artikuj dhe fotografi.

“Shikoni zbarkimin e ushtarëve shqiptarë dhe kosovarë në portin e Zarës. Kanë ardhur në ushtrimin ushtarak, kanë lundruar me anijet e flotës luftarake kroate”, është titulli i gazetës më të madhe kroate “Vijesti”, transmeton Ballkani.info.

Në këtë ushtrim ushtarak do të marrin pjesë 1600 ushtarë të nga 15 vende.

Siç citohet komandanti i anijes “DBM-82: Krka”, Davor Alujeviq, “kjo është hera e parë që me anijet e Marinës Luftarake të Kroacisë të transportohen forca të Shqipërisë e të Kosovës me vend-zbarkim në portin e shtetit aleat, përkatësisht nga Porti i Durrësit”.

Agjencia kroate e lajmeve, “Hina”, thekson se “pas zbarkimit në Gazhenicë, ato forca me rrugë tokësore do të transportohen në poligonin ushtarak ‘Eugen Kvaternik’ te Sllunji (Kroaci)”.

Ministria kroate e Mbrojtjes njoftoi dje se në stërvitjen ushtarake “Përgjigjja e Menjëhershme- 19” është bërë desanti i forcave amerikane në poligonin ushtarak te Sllunji.

“Hina” bën të ditur se Ministria e Mbrojtjes e Kroacisë thekson se ndër 1.600 ushtarë që marrin pjesë në stërvitjen nga Kroacia, Sllovenia, Hungaria, SHBA, Shqipëria, Mali i Zi, Polonia, Franca, Mbretëria e Bashkuar, Lituania, Maqedonia Veriore, Bosnja e Hercegovina, Italia dhe Gjermania, janë edhe pjesëtarët e forcave të armatosura të Kosovës. /Ballkani.info/

Të Fundit

Sport

ShowBiz