Gjendja e personave që po trajtohen pas helmimit në një qebaptore në Drenas, është duke u përmirësuar. Në Klinikën Infektive të QKUK-së thonë se pacientët së shpejti do të lirohen nga spitali.
Hazir Mulaj, është në mesin e 25 personave që po vazhdojnë të trajtohen në Klinikën e Infektives nga helmimi në ushqim që konsumuan në një qebaptore në Drenas.
Ai thotë se ka ardhur edhe pronari i lokalit për t’i kërkuar falje për atë që ka ndodhur.
“Sot e pesta ditë që jam në spital. Tash po ndihem mirë. I falënderoj mjekët që kanë bërë përkujdesje shumë të madhe për ne. Ka qenë ai djali, ka kërkuar falje dhe ka qarë para meje dhe para vëllait që e kam këtu”, thotë për RTV Dukagjinin, pacienti Hazir Mulaj.
Ndërsa, e përfshira tjetër, lutet se shpreson që kjo të mos përsëritet.