Mosrregullimi i rrugës në lagjen Pejton ka nxjerrë qytetarët në protestë – kompania fajëson ujësjellësin, raporton T7
Gropat janë problem i përditshëm tash e një muaj në rrugën “Robert Doll”, shumë e frekuentuar në lagjen “Pejton”, në Prishtinë.
Banorët e kësaj lagje përmes një proteste të organizuar të martën kanë shprehur pakënaqësitë e tyre për mos rregullimin e rrugës.
Aty u panë dhe pjesëtarë të policisë.
Ndërkohë, banorët kanë tentuar që të bllokojnë këtë rrugë deri në realizimin e kërkesave të tyre.
E përveç shqetësimeve tjera, pluhuri është problem shumë i madh.
Ndërsa kompania që po e rregullon rrugën thotë që kompania e ujësjellësit nuk po i lejon t’i përfundojnë punimet.
Por, në nga kompania e Ujësjellësit Rajonal Prishtina, mohojnë një gjë të tillë.
Probleme të tilla qytetarët kanë pasur edhe më herët.
Renovimi i kësaj rrugës ka filluar para një muaji. /Arbër Kadrijaj, T7