BallinaRegjionaleDrenasFlasin nga komuna e Drenas, ja deri kur mbete e mbyllur gjellëtorja...

Flasin nga komuna e Drenas, ja deri kur mbete e mbyllur gjellëtorja ku u helmuan 85 persona

Të ngjajshme

Keisuke Honda rikthehet nga pensionimi në moshën 39-vjeçare

Ish-ylli i AC Milan dhe i Japonisë, Keisuke Honda,...

Çështja e presidentit, Nagavci: Do të vazhdojmë me takime

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci...

Zhduket një person në Ferizaj, doli nga shtëpia dhe s’u kthye më

Një person raportohet të jetë zhdukur në Ferizaj. Ankuesja femër...

Putin shpall armëpushim 32-orësh në Ukrainë për Pashkët Ortodokse

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka shpallur një armëpushim...

Ka arritur në 85 numri i personave të helmuar nga ushqimi i cili u servua ditë më parë në njërën nga gjellëtoret në Komunën e Drenasit.

Personat ishin helmuar pas ushqimit që kishin marrë për iftar ditën e premte (17 maj), një pjesë e personave të helmuar janë të shtirë në Spitalin e Drenasit, dhe një pjesë e tyre janë dukë marrë trajtimin e duhur në QKUK-Prishtinë.

Zëdhënësi i Komunës së Drenasit, Bekim Dobra, në një deklaratë të dhënë për Telegrafin ka thënë se kanë reaguar menjëherë sapo kanë marrë informatat se ka persona të helmuar.

“Komuna e Drenasit pas njoftimit që ka marrë nga Shtëpia e Shëndetit se ka një rast të helmimit në ushqim e ku janë raportuar 14 raste, 4 prej tyre janë të hospitalizuar dhe 10 në gjendje stabile ka reaguar. Ne kemi lajmëruar Agjencinë e Ushqimit që të i verifikojnë mostrat e të analizojnë ushqimin dhe prejardhjen e këtij ushqimi. Numri i personave të helmuar ka arritur në 85”, tregoi Dobra për Telegrafin.

Tutje Dobra tha se lokali do të jetë i mbyllur deri sa të dalin rezultatet nga Agjencioni i Ushqimit.

“Inspektorati komunal për shkaqe të sigurisë së përgjithshme të shëndetit, ka marrë aktvendim për mbylljen e përkohshme të lokalit, në të cilën dyshohet se ka ardhë helmimi deri në rezultatet e dhënë nga Agjencioni i Ushqimit, në rast se vërtetohet se helmimi ka rrjedhë si pasojë e ushqimit të këtij lokali, Komuna, drejtoria e Inspektoratit do t’i marrë masat e nevojshme”, tha ai për Telegrafin.

Dobra tha së kanë vizituar disa familje që janë helmuar, ai tha se një familje në fshatin Terstenik ka qenë komplet e helmuar.

Ndërkohë nga Policia e Kosovës kanë bërë të ditur se pronari i lokalit është intervistuar por që më pas është liruar në procedurë të rregullt.

“Me datën 17.05.2019 e kemi pranuar një informatë, se në një lokal ne Drenas, dyshohet të jenë helmuar nga ushqimi disa persona. Informata është trajtuar nga ana e policisë në bashkëpunim me Prokurorinë dhe institucionet përkatëse.

Lidhur me këtë ngjarje më 18 maj 2019 me urdhër të Prokurorit është iniciuar rasti shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti për Telegrafin.

Aktualisht mostrat e ushqimit të gjetura në kuzhinën e lokalit, janë në laboratorë duke u testuar nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë./Telegrafi/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz