Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, ka goditur ashpër PDK-në e Kadri Veselit, pas akuzave që këta të fundit ua bënë Lëvizjes Vetëvendosje, pas lëshimit të seancës së Kuvendit, raporton Gazeta Blic.
Selimi, përmes një shkrimi të gjatë të publikuar në rrjete sociale, i ka quajtur hipokritë zyrtarët e PDK-së, së bashku me partnerët e saj.
Selimi ka përmendur shumë fakte, që dëshmojnë se Partia Demokratike e Kadri Veselit, gjatë tërë këtyre viteve nuk ka bërë asgjë për ndjekjen e kriminelëve serbë që bënë krime në Kosovë.
Shkrimi i Selimit fillon me fjalët se PDK, është ngritur duke e harruar luftën, tani në rënie e sipër të kësaj partie, po mundohen të kapen pas tragjedisë së popullit.
“Hipokrizia e PDK-së dhe aleatëve të saj. U ngriten duke e harruar luftën, tash në rënie e sipër po mundohen të kapen pas tragjedisë se popullit”, tha Selimi.
Ai përmendi mënyrën se si ish-kryetari i PDK-së, tani presidenti i vendit, Hashim Thaçi, kishte qenë sponsorizues i Ligjit për Gjykatën Speciale, i cili ishte votuar në gushtin e vitit 2015.
PDK-ja (Kryetari i atëhershëm i saj) sponsorizoi Ligjin për Gjykatën Speciale kundër UÇK-së qe u votua në Gusht të 2015-ës.
Shton se si mund t’i besojnë tani PDK-së, se e ka për qëllim ndjekjen e kriminelëve të Serbisë, të cilët sipas tij, nuk e kanë bërë tash e sa kohë
“Si mund t’i besojme tash PDK-së ( Kryetarit aktual të saj) që e ka seriozisht që t’i shkojë deri në fund nismave për dënimin e krimeve dhe gjenocidit serb në Kosovë?
Sot ata po i paraqesin lista të masakrave dhe krimeve serbe, të harruara deri sot, kundër shqiptarëve si arsye për një tribunal kundër gjenocidit serb në Kosovë. Mirë që po i numëjnë masakrat dhe krimet serbe, por, a mund të na tregojnë sot PDK-ja se cilave lista dhe ngjarje iu referuan kur e sponsorizuan Ligjin për Gjykaten Speciale kundër UÇK-së?”
Ish-themeluesi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në shkrimin e tij pyeti se si është e mundur që ata që bënë Gjykatë kundër UÇK-së, të bëjnë tash një tribunal ndërkombëtar kundër Serbisë.
“Si është e mundur që ata që bënë gjykatë kundër UÇK-së të bejnë tash një tribunal nderkombëtar kundër Sërbisë. Nuk dua ta besoj që mund të bëhen të dyja këto tribunale nga njerëz dhe nga motive të njëjta”.
Shton se ata që janë të gatshëm të bëjnë kompromise me Serbinë, nuk e kanë seriozisht kur fladim për gjykata kundër gjenocidit serb.
Thotë se ata (lexo: PDK dhe partnerët e saj), në koordinim me Qeverinë e Serbisë, bëjnë koalicione me subjektet fashiste siç është Lista Serbe, nuk e kanë seriozisht kur flasin për Gjykata kundër krimeve serbe.
“Poashtu, ata që sot janë të gatshëm për kompromise në negociata me Serbinë nuk e kane seriozisht kur flasin për gjykata kundër gjenocidit serb.
Ata që në koordinim me Qeverinë e Serbisë bëjnë koalicione me subjekte fashiste siç është Lista Serbe, nuk e kanë seriozisht kur flasin për gjykata kundër gjenocidit dhe krimeve serbe”, thotë deputeti Rexhep Selimi.
“Hipokrizia nuk duhet të shkojë deri atje sa të manipulohet me tragjedinë e shqiptarëve të cilët ishin vërtetë objektiv i gjenocidit serb para 20 vitesh.
Le të mos na e fyejnë intelegjencen duke na llogaritur që ne nuk e kuptojmë farsën e tyre.
Kur po ua shohim motivin e kemi të lehtë tua kuptojmë edhe qellimin”.
Selimi në goditjen ndaj PDK-së shkon edhe më tej. Iu thotë se fjalimet “patriotike” dhe “emocionuese”, është dashur t’i thonë në ditën kur Lëvizja Vetëvendosje e kundërshtonte Gjykatën Speciale, e cila u votua nga PDK, pas një presioni ndaj deputetëve të saj.
“Këto fjalime “patriotike” e “emocionuese” të deputetëve të mazhorancës që sot po i degjojmë në Kuvend, do të donim t’i degjonim edhe atë ditë kur ne kundershtonim Gjykaten Speciale e ata e votuan”.
Selimi shton se këto fjalimet e sotme të deputetëve të PDK-së është dashur të thuhen kur Lëvizja Vetëvendosje, pati propozuar Ligjin për mbrojtjen e viktimave të dhunës seksuale të luftës – ligj të cilin PDK e pati kundërshtuar.
“Këto fjalime të deputeteve te PDK-se do te donim t’i degjonim kur ne propozuam Ligjin për mbrojten e viktimave të dhunës seksual gjatë luftës e ata e kundershtuan. Këto fjalime do të donim t’i degjonim edhe kur ne kundërshtonim amnistine e grupeve kriminale serbe e ata e votuan”.
“Këto fjalime do të donim t’i dëgjonim kur ne kundërshtonim marrveshjen e Prillit 2013 qe ata e ratifikuan”.
“Këto fjalime do te donim ti dëgjonim nga të njëjtit deputetë të PDK-së kur ne kundershtuam Zajednicen Serbe e ata e perkrahnin.
Shkrimi i Rexhep Selimit përfundon me fjalët: Mjaftë më, u ngritët duke i harruar vuajtjet e popullit, e tani po kapeni pas vuajtjeve dhe tragjedisë së këtij populli.
“Mjafte më! U ngritet duke i harruar vuajtjet e popullit e tash në rënie e siper po mundoheni te kapeni pas vuajtjeve dhe tragjedisë së këtij populli”, përfundon shkrimi i njërit ndër themeluesit të UÇK-së, tani deputet i Kuvendit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje.
Shkrimi i plotë i Rexhep Selimit, pa ndërhyrje