BallinaLajmeIsmet Munishi: Feronikeli nuk duhet të bëjë gabimin që e bëri Drita!

Ismet Munishi: Feronikeli nuk duhet të bëjë gabimin që e bëri Drita!

Të ngjajshme

Ligji për çmimet tavan, Murati: Nuk është kundër bizneseve, por kundër abuzimit në kohë krize

Ministri i Financave, Hekuran Murati, i autorizuar nga ministrja...

Bajrami: Albin Kurti po na çon në zgjedhje

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar ndaj kryeministrit...

Trajneri i njohur kosovar, Ismet Munishi beson se Feronikeli nuk duhet të bëjë gabimin e klubit të Dritës.

Skuadra e Dritës u paraqit në mënyrë dinjitoze në Evropë vitin e kaluar, ku fitoi parakualifikimet e Ligës së Kampionëve, por nuk arriti të mbajë lojtarët kyç pas eliminimit nga Evropa, përcjell GazetaBlic.

Munishi thotë se Feronikeli nuk duhet të bëjë gabimin e njëjtë, pasi duhet të jetë shembull për ekipet kosovare.

“Feronikeli duhet të mos të bëjë gabimin e Dritës që u bë kampion dhe në fund e prishi vet atë skuadër. Feronikeli duhet të behet shembull për skuadrat e Superligës, me punë dhe me kualitet”, tha fillimisht Munishi në Duelin Sportiv.

“Feronikeli është një shembull për Ligën e Kosovës, lojtarët e rinj duhet të ndjekin shembullin e Hoxhës dhe Kastriot Rexhës, të cilët kanë shumë tituj, por prapë janë të etur për fitore”, përfundoi ai.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz