Feronikeli është shpallur dje kampion në ndeshje me Prishtinën.
Stadiumi “Rexhep Rexhepi” në Drenas ishte i stërmbushur me sportdashës dhe përkrahës të Niklit, shkruan DrenicaPress
E në evenimente të tilla sportive nuk mungon as Qeqa Krelani, gazetarja e sportit në Radio Kosovë.
Ajo ka postuar një fotografi e ulur në bankë e futbollistëve rezervë të Niklit me mbishkrimin “Urime titulli ‘Feronikeli’. Nuk qenka edhe keq me nejt në bank reserve, besoj deri vitin tjetër startoj”!/Drenicapress.info
