BallinaDrenica +Drenica SportJa sa para do të fitojë Feronikeli nga UEFA

Ja sa para do të fitojë Feronikeli nga UEFA

Të ngjajshme

Përplasja për çmimet e naftës e barnave, Dejona Mihali tallet me kosovarishten e opozitës “Nafti”

Koordinatorja e komiteteve në Lëvizjen Vetëvendosje, Dejona Mihali, është...

Mimoza Ahmeti hap zemrën: Mamin e humba para dy vitesh, nuk e përcolla dot

Mimoza Ahmeti, e cila ka tërhequr vëmendjen e publikut...

Arben Vitia- Hykmete Bajramit: Shumica e milionerëve janë bërë në kohën e LDK-së

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia i ka reaguar deputetes...

Ushtarët letonezë patrullojnë vijën administrative, vazhdon angazhimi për siguri në Kosovë

Ushtarët letonezë të angazhuar në Komandën Rajonale-Lindje (RC-E) të...

Feronikeli është kampioni i ri i Kosovës dhe skuadra që do ta përfaqësojë shtetin tonë në Ligën e Kampionëve.

Përveç imazhit si kampion i Kosovës, Feronikeli do të fitojë edhe para për titullin e fituar si dhe pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve.

Si kampion i Kosovës, Feronikeli do të marrë nga shtëpia më e madhe e futbollit evropian UEFA shumën prej 260 mijë eurove.

Vetëm pjesëmarrja në rrethin para eliminator të Ligës së Kampionëve, Feronikelin do ta pasurojë me 230 mijë euro të tjera.

Në rast se Feronikeli do ta kaloj rrethin para kualifikues dhe luan në rrethin e parë në Ligën e Kampionëve atëherë në arkat e klubit nga Drenasi do të derdhen edhe 280 mijë euro të tjera.

Por nëse Feronikeli nuk e fiton rrethin para kualifikues do të luaj në raundin e dytë në Ligën e Evropës dhe këtu do të fitonte 260 mijë euro.

Pra në total Feronikeli do të fitojë minimumin 770 mijë euro nëse e kalon turin para kualifikues, por në rast se nuk e kalon do të fitojë 750 mijë euro.

Këto shifra mund të rritën edhe më shumë, varësisht nga sukseset e Niklit në garat evropiane.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz