back to top
Wednesday, September 10, 2025
BallinaDrenica +Drenica Sport​Feronikeli mëson kundërshtarët në Ligën e Kampionëve

​Feronikeli mëson kundërshtarët në Ligën e Kampionëve

Të ngjajshme

Holanda kalon në javën 4-ditore të punës,një model i ri suksesi për Evropën

Holanda ka ndërmarrë një hap të madh në transformimin...

BE dënon sulmin izraelit në Katar, pritet fjalimi i Von der Leyen

Nëse ka një krizë tmerrësisht përçarëse në Europë, është...

Ronaldo s’kishte fanellë për Szoboszlain, ia premtoi për muajin e ardhshëm

Nuk ishte nata e tij. Dominik Szoboszlai ia dhuroi...

Qalaj-PDK: S’do të ketë Qeveri Kurti 3, do të ketë zgjedhje të parakohshme

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga Partia Demokratike e...

Feronikeli është kampioni i ri i Kosovës për edicionin 2018/19, pasi e ka mbyllur kampionatin me 80 pikë, pesë më shumë se Prishtina.

Kësisoj skuadra nga Drenasi do të marrë pjesë në ndeshjet para kualifikuese të Ligës së Kampionëve.

Këtë edicion ndeshjet para kualifikuese në Ligën e Kampionëve do të mbahet në Kosovë, më saktësisht në stadiumin Fadil Vokrri në kryeqytet.

Tanimë Feronikeli i di dy kundërshtarët e mundshëm dhe është në pritje të kundërshtarit të tretë.

Kampionët e Gjibraltarit, Lincoln Red si dhe kampionët e Andorrës Santa Coloma do të jenë kundërshtarët e mundshëm të Niklit.

Emri i skuadrës së katërt që do të marrë pjesë në ndeshjet para kualifikuese në Ligën e Kampionëve do të bëhet i ditur vetëm pas përfundimit të ‘Play-Off’-it në San Marino, ku janë dy skuadra finaliste La Fiorita dhe Tre Penne.

Në rundin para kualifikues skuadrat ndahen në dy vazo, më pas luhen ndeshjet gjysmëfinale dhe finalja.

Fituesi do të luaj në rrethin e parë kualifikues në Ligën e Kampionëve, ndërsa humbësit do të luajë në rundin e dytë kualifikues në Ligën e Evropës.

Këto ndeshje para kualifikuese do të luhen nga datat 20 deri 27 qershor.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz