BallinaLajmeKy është kosovari i cili u arrestua sot: Gjermania po e kërkonte...

Ky është kosovari i cili u arrestua sot: Gjermania po e kërkonte qe dy vjet

Të ngjajshme

Arbeloa lë jashtë tre yjet e skuadrës për ndeshjen ndaj Gironas

Real Madrid sonte do të përballet me Gironan, ndeshje...

Juventus vendos përfundimisht për Spallettin

Juventus ka zyrtarizuar vazhdimin e bashkëpunimit me trajnerin Luciano...

Ish-kryebashkiaku i Nju Jorkut bëhet me pasaportë shqiptare

Eric Adams, ish-kryetari i bashkisë së Nju Jorkut është...

Kanë kaluar dy vjet prej kur në një diskotekë në Gjermani ishte vrarë një person, e si i dyshuar kryesor i policisë gjermane ishte 23-vjeçari nga Kosova, Shkëlqim Kastrati me pseudonimin Kimi. E pas dy viteve, 23-vjeçari raportohet se u arrestua në Tiranë, transmeton Gazeta Metro.

Arrestimin e tij e ka bërë të ditur policia e Shqipërisë, përmes një njoftimi për media.

Një tjetër person është shpallur në kerkim pasi u kishte dhëne me qera një banesë këtyre përsonave.

Njoftimi i plotë i policisë:

Kapet dhe arrestohet një shtetas shumë i kërkuar nga drejtësia gjermane për “Vrasje me dashje”, i dënuar më parë në Gjermani për Vrasje mbetur në tentativë.

Arrestohet edhe një shtetas tjetër për “Prodhim dhe shitje të narkotikëve” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”, i dënuar më parë për shitje të drogave të forta në Zvicër.

Shkelqim Kastrati, 23 vjeç lindur në Gjermani dhe banues në Tiranë.

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim nga Interpol Ëiesbaden/Gjermani, pasi Gjykata e Villingen – Schëenningen, me datë 15.12.2017, ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg”, për veprën penale “Vrasje me dashje”, parashikuar nga Kodi Penal Gjerman. Maksimumi i denimit 15 vjet burg./gazetametro.net

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz