back to top
Tuesday, December 16, 2025
BallinaLajmeTesti i maturës, këtë vit me ndryshime

Testi i maturës, këtë vit me ndryshime

Të ngjajshme

Dy ditë para zgjedhjeve, Presidentja Osmani fton mërgatën në pritje festive

Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës ka bërë...

Konjufca: Lotët e nënës Rukë janë lot dhimbjeje dhe krenarie, askush s’mund t’i gjykojë

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka komentuar deklaratën...

Kjo është dhurata “modeste” që aktorja preferon për fundvit

Aktorja Blake Lively ka zbuluar se çfarë dhurate i...

LDK prezanton sot kandidatët për deputetë dhe programin politik

Lidhja Demokratike e Kosovës do të prezantojë sot 110...

Vdes kandidati për deputet në Kuvendin e Kosovës

Ka humbur jetën kandidati për deputet në Kuvendin e...

Procedura e përzgjedhjes së lëndëve ka përfunduar në disa shkolla. Pas Garës së Diturisë, nxënësit do t’i nënshtrohen edhe një testi.

Këtë radhë maturantët nga e gjithë Kosova do të testohen për njohuritë e fituara gjatë shkollës së mesme të lartë. Mirëpo këtë vit, Testi i Maturës do të vijë me disa ndryshime.

Maturantët do të testohen për katër lëndë, prej tyre tri obligative e një me të drejtë përzgjedhjeje. Në gjimnazin “Sami Frashëri” tashmë përzgjedhja e lëndës zgjedhore ka përfunduar.

E ky ndryshim po vlerësohet pozitivisht, ndonëse nga menaxhmenti i shkollës thonë se greva ka çorientuar paksa nxënësit. Edhe maturantët një ndryshim të tillë po e shohin si të duhur.

200 pyetjeve të testit të maturës, nxënësit do t’iu përgjigjen në dy ditë të ndryshme. Pragu i kalueshmërisë do të jetë 40%.

Nga Ministria e Arsimit treguan se kur do të mbahet ky test.

“ Jemi në pritje të nënshkrimit të vendimit nga Ministri për datat e mbajtjes së testit të Matures Shtetërore dhe sipas të gjitha gjasave këto do të jenë: Pjesa e parë e afatit të qershorit  nga data 12.6.2019 deri më 15.6.2019, kurse pjesa e dytë: nga data 19.6.2019 deri më 22.6.2018, paraqitja e provimit është deri më date 5 qershor 2019, kurse tërheqja publike e shortit për regjione do të jetë më 6 qershor 2019”.

Edhe nga Ministria thonë se pritshmëritë për rezultatet e këtij testi janë të larta.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz