back to top
Wednesday, October 22, 2025
BallinaLajme“Coutinho është i mirëseardhur në Liverpool për çmimin e duhur”

“Coutinho është i mirëseardhur në Liverpool për çmimin e duhur”

Të ngjajshme

Asistimi i vitit bëhet në Champions League, nga një portier (Pamje)

Një gjë e pazakontë ka ndodhur sot në Champions. Jo...

Numërohen votat me kusht në Prishtinë, ky është rezultati

Ka përfunduar numërimi i votave me kusht në Prishtinë. Kandidati...

Rexhepi: Kurti nuk ishte kundër krijimit të një komune me shumicë boshnjake

Deputetja nga komuniteti boshnjak, Emilija Rexhepi, ka zbuluar detaje...

Luftanija më e madhe në botë arrin në detin kroat

Aeroplanmbajtësja amerikane USS Gerald R. Ford, e njohur si...

Carragher beson që Jurgen Klopp ka ende nevojë për një organizator dhe mendon që Coutinho është një zgjedhje e mirë për të forcuar skuadrën për sezonin e ardhshëm.

Philippe Coutinho do të mirëpritej te Liverpooli nëse Barcelona do ta lëshonte atë një çmim të arsyeshëm, thotë Jamie Carragher.

Braziliani kaloi nga “Anfield” në “Camp Nou” në afatin kalimtar të janarit në vitin 2018.

Ai kishte kaluar pesë vjet në Angli dhe ishte i dashur nga fansat e Liverpoolit, por mendoi se ishte koha që të shkonte diku tjetër.

Në fillim gjithçka shkoi mirë për Coutinhon, por sezoni 2018/19 nuk ka shkuar sipas planit për Coutinhon, dhe tashmë raportohet për një largim nga Barcelona.

Për një rikthim te Liverpooli është përfolur dhe Carragher beson që ai është zgjidhja për problemet e Klopp.

“Nuk do të thosha që të shkonim pas tij si të çmendur. Por nëse ka ndonjë mundësi të rikthimit të Coutinhos për çmim të arsyeshëm, dhe Barça dëshiron të mos humb kohë me lojtarin pasi që shihet që nuk po funksionon, atëherë do ta ktheja”, tha Carragher.

“A do të ishte i mirëseardhur? Nuk jam i sigurt. Por duhet të jetë. Nuk shoh asnjë arsye pse të mos jetë”.

“Ndonjëherë ne zgjedhim vetë se kë dëshirojmë ta duam. Suarez u kritikua vetëm pas gjesteve që bëri në ndeshjen e parë. Cili është dallimi mes tij dhe Coutinhos?” , shtoi ai.

“Neve na mungon një lojtar i tillë në skuadër. Lallana dhe Shaqiri janë ndryshe. Manchester City ka vetëm diçka më shumë se ne, ata kanë Bernardo Silvan, David Silvan, Kevin De Bruyne. Ne nuk kemi lojtarë të tillë”.

Në fund ai shtoi se mesfushorët e klubit janë po ashtu shumë të mirë, por se nuk do kishte problem të shtohej diçka ekstra në klub dhe se me Coutinhon, Liverpooli sezonin e ardhshëm do të ishte shumë i frikshëm. /Gazeta Express/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz