back to top
Wednesday, October 22, 2025
BallinaLajmeRrëfimi prekës i Ferdonije Qerkezit: Përmes fotografive dëgjoj zërin e burrit dhe...

Rrëfimi prekës i Ferdonije Qerkezit: Përmes fotografive dëgjoj zërin e burrit dhe të djemve (Video)

Të ngjajshme

“24heures”: Grupi xhihadist në Zvicër dërgonte para në Kosovë për të korruptuar prokurorë

Gazeta 24heures.ch, e cila konsiderohet si kryesorja në Zvicrën...

Pas një pauze në disa ndeshje, Anis Mehmeti i kthehet golave në Championship

Skuadra e Bristol Cityt ka shënuar fitore 3:1 ndaj...

Mot i vranët dhe me shi

Sot parashikohet të ketë mot të vranët dhe me...

Çfarë po ndodh mes Robertit dhe Xhulit? Shihen të kapur për dore (Foto)

Modelja Xhuliana Nura dhe këngëtari, Robert Berisha janë parë...

Sonte “Blic Interview” ju sjellë rrëfimin për një nga tragjeditë më të mëdha familjare të luftës së Kosovës.

Rrëfimi ekskluziv i Ferdonije Qerkezit për humbjen e gjithë familjes së saj nga barbarizmi i Serbisë në Kosovë.

Ajo në këtë rrëfim tregon se përmes fotografive dhe gjërave tjera komunikon me burrin dhe djemtë e vrarë.

“Këtu ka shumë qetësi… Me vënien e fotografive në mur i kam zërat e bashkëshorit që më ka thirr Done, fëmijët më kanë thirr Abë…, jetoj me gjërat e tyre që 20 vjet. Po t`i them dikujt nuk e beson, por i kam nëpër vesh që i ndëgjoj zërat e tyre, djali më i vogli i shtëpisë vinte gjithmonë kur ishte gjallë dhe bërtiste Abë, i thosha pse po më thirr kështu”, rrëfehet Ferdonija, raporton Gazeta Blic.

Gruaja nga Gjakova, e cila humbi të gjithë anëtarët e familjes, tha se përmes këtyre fotografive të vendosura, i ka të freskëta fytyrat e tyre.

“Unë jetoj në dhomën poshtë dhe gjithmonë më vjen ky zë, ky emër dhe jetoj me këto fotografi. Më kanë thënë shpesh, se pse i kam vendosur këto fotografi, por përmes këtyre fotografive i kam të freskëta fytyrat e tyre – kur i shoh shokët e fëmijeve të mi, nuk besoi se janë rritur kaq shumë, sepse unë djalin e vogël e shoh sikur kur ka qenë fëmijë”, thotë Qerkezi.

Ajo thotë, se kur ia morën burrin, ai ishte 53 vjeçar.

“Tash shokët e tij i kanë 73 vjeç. Artani, djali i madh do t’i kishte 45 vjeç, Armendi 44, 39 Ardiani dhe 34 Edmoni”, thotë ndër të ajo.

Sipas saj, të gjithë fëmijët kanë gëzuar shëndet të mirë kanë qenë të fortë fizikisht në pamje.

“Armendi, Ardiani, Edmoni kurrë nuk kanë marrë gjilpëra, deri kur i morrën serbët që thoja se as plumbi nuk ka çfarë t`iu bëjë”, rrëfehet Ferdonije Qerkezi, ekskluzivisht për “Blic Interview”.

  • #BLICINETRVIEW | Rrëfimi i Ferdonije Qerkezit

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz