BallinaLajmeIsh – deputetja e LDK’së në konferencë për media për ta demantuar...

Ish – deputetja e LDK’së në konferencë për media për ta demantuar edhe një herë Brovinën

Të ngjajshme

Policia jep detaje për futbollistin kosovar që vdiq në fushë

Futbollisti i klubit të veteranëve KFV Barileva, Liridon Gubetini,...

SHBA konfirmon rrëzimin e avionit luftarak F-15 nga iranianët, fati i ekuipazhit nuk dihet

Irani ka rrëzuar një avion luftarak amerikan mbi territorin...

Gjykata rrëzon shumicën e akuzave të Blake Lively kundër Justin Baldonit!

Aktori Justin Baldoni dhe ekipi i tij ligjor kanë...

Guardiola i thotë shkurt Rodrit: Nëse nuk je i lumtur, largohu!

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka komentuar spekulimet...

Ish-deputetja e LDK’së, Mevlyde Saraçi, do të mbajë konferencë për media sot në orën 17:30 në Prishtinë tek New Born, për të sqaruar deklaratat që deputetja e PDK’së, Flora Brovina, i bëri sot para gazetarëve, duke thënë se fotografinë që e ka prezantuar dje në Kuvend ia kishte dhënë në vitin 2003 në zarf vetë Saraçi, atë kohë në cilësinë e nënkryetares së Komisionit për të Zhdukur.

Këtë Saraçi e ka konfirmuar për Gazetën Express.

“Në ora 17 e 30 Konference për shtyp tek New Born! Faleminderit!”, ka thënë ajo.

Ndërkohë në një deklaratë për T7, Saraçi ka thënë se kurr nuk e ka parë atë fotografi për të cilën flet Flora Brovina.

“Kurr atë fotografi se kam pa. Jam marrë me të drejtat e njeriut. Në përgjithësi, jo me gratë e dhunuara në luftë. Më erdhi befasi kjo pyetje. Vetë Flora ka qenë kryetare e Komisionit për të Zhdukur, unë anëtare. Se di për çfarë zarfi ka folë “ ka thënë ajo në një bisedë për T7.

Brovina ka thënë se në këtë mes është i involvuar edhe një person tjetër, që i ka thënë se mund ta përdor fotografinë, por që nuk ia kujton emrin, dhe thotë se ka qenë aktivist për të drejtat e njeriut/GazetaExpress/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz