Xhiroja e fundit e Superligës së Kosovës do të sjellë finalen e madhe për titullin e kampionit.
Feronikeli, si lider aktual, pret në “Rexhep Rexhepi” Prishtinën pretendente në ndeshjen vendimtare për kampionin e ri të Kosovës.
Me 77 pikë të tubuara, ekipit nga Drenasi i mjafton edhe barazimi nga përballja direkt me Prishtinën në xhiron e 33-të. Dueli i drejtpërdrejtë për titull zhvillohet të dielën, më 19 maj, me fillim prej orës 16:00.
Prishtina ka 75 pikë dhe vetëm fitorja do ta kthente titullin e kampionit në kryeqytet.
Në dy përballjet e këtij sezoni mes dy skuadrave, bilanc më pozitiv kanë “Plisat”.
Në xhiron e dhjetë, Prishtina madje kishte arritur të fitonte në “Rexhep Rexhepi” 0 -1.
Foto: SC Gjilani/Facebook
Në këtë aspekt janë goditur Trepça ’89 e Gjilani që me gjasë do të luajnë në barazh. /Telegrafi/
