back to top
Friday, December 26, 2025
BallinaLajmeZyrtari i PDK’së kërkon dorëheqjen: Kemi rënë në provim sot, Brovina ka...

Zyrtari i PDK’së kërkon dorëheqjen: Kemi rënë në provim sot, Brovina ka manipuluar

Të ngjajshme

Mot i vranët me intervale me diell të premten

Të premten në vend pritet të mbajë mot kryesisht...

Ekipet e Arabisë Saudite e kthejnë vëmendjen drejt superyllit të Barcelonës

Robert Lewandowski është rikthyer në qendër të vëmendjes së...

Prishtina e kalon periudhën e mjegullave, sonte me ajër më të mirë

Pas disa ditësh të shoqëruara me mjegull dhe ndotje...

Gresa shfaqet e lumtur në shoqëri të dashurit të saj

Modelja e njohur nga Kosova, Gresa Hoti është shumë...

Shkurta: Dolce është më fallco se të gjithë

Konkurrentja e edicionit të katërt të Big Brother VIP...
- Advertisement -

Anëtari i Partisë Demokratike të Kosovës, Arben Gecaj, ka reaguar pas raportimeve në media se është e rreme fotografia e publikuar nga deputetja e partisë së tij, Partisë Demokratike të Kosovës, Flora Brovina, e cila, sipas saj, shfaqte rastin e përdhunimit të një kosovareje nga ushtarët serbë gjatë luftës.

- Advertisement -

Gecaj, nëpërmjet një shkrimi në rrjetin social Facebook, në internet, ka kërkuar dorëheqjen e koleges së saj partiake.

“Partia politike duhet të ketë organe, sistem dhe para e gjithash planifikim të veprimeve deri ne detaje, e sidomos ne Kuvend”, ka shkruar ai.

“Veprimi i deputetes sot, pa paralajmerim ne mbledhje te grupit parlamentar, spontan dhe plotesisht manipulativ ka shkatrruar shume. Po ashtu, grupi parlamentar i partise duhet me marrë përgjegjesinë. Sot kemi ra në provim, edhe atë me pjesen me te ndiejshme te vendit tonë. Sot u dhunuan edhe njeher te gjitha viktimat, familjaret dhe mbijetuarit”, ka thënë Gecaj.

“Deputetja Brovina qe sonte duhet te dorëhiqet. Partia Demokratike duhet te reflektojë, sonte te kerkoje falje dhe te ketë shumë kujdes”, ka shtuar ai.

“Antaresia e saj eshte tejet e mllefosur”, ka thënë Gecaj.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz