Familja e ish-presidentit Hashim Thaçi, i cili së bashku...
- Advertisement -
Vëllai i Hajdar Beqajt diskuton me pronarin e një biznesi nga Gjakova kërkesën që atij ti dorëzohen 33% e aksioneve të një kompanie për të garantuar marrjen e një ankandi në Gjakovë.Hajdar Podrimja rrëfen në emision se vëllai i Hajdar Beqajt i ka kërkuar 33 % të aksioneve të kompanisë për ti hapur rrugë nënshkrimit të një kontrate në komunë. Filmimet nga takimet ku janë diskutuar këto kërkesa do transmetohen të premten në “Drejtësia në Kosovë”.
Pjesë e filmimeve janë edhe momentet kur Hasan Beqaj pretendon se e telefonon të vëllain Hajdar Beqajn dhe diskutojnë për ngjarjen.
- Advertisement -
Në rrëfimin e tij Hajdar Podrimja ka treguar se kërkesa i kishte ardhur pasi PDK ka nisur të udhëheqë me drejtorinë e Shërbimeve Publike në Gjakovë.
Kërkesa për ti ndarë aksionet lidhet me ankandin për riciklimin e mbeturinave në Gjakovë një investim që sipas Hajdar Podrimajt kalon shumat e 1 milion eurove.