back to top
Thursday, December 25, 2025
BallinaLajmeKjo është historia e fotografisë së publikuar sot nga Flora Brovina

Kjo është historia e fotografisë së publikuar sot nga Flora Brovina

Të ngjajshme

Shahin Dervishaj nr.77- Skenderaj është zemra e PDK së (FOTO)

Në një mbrëmje të mbushur me emocione, krenari dhe...

Kupa e Afrikës/ Kameruni merr tre pikë ndaj Gabonit

Kameruni ka fituar përballjen ndaj Gabonit, në ndeshjen e...

Përkrahje Masive për Dr. Bashkim Gllarevën, Mjekun e Presidentit Thaçi (FOTO)

Një frymë e fuqishme mbështetjeje dhe besimi po mbizotëron...
- Advertisement -

Deputetja e PDK’së në seancën e thirrur nga shefi i saj, Kadri Veseli, publikoi një fototgrafi të një vajze që po dhunohej nga disa ushtarë. Tha se vajza është kosovare, ndërsa ishte dhunuar nga forcat serbe.

- Advertisement -

Rreth 20 mijë gra kosovare janë dhunuar nga serbët, por duket se Brovina nuk e ka ilustruar me një fotografi të duhur krimin nga forcat serbe.

Fotografia e njëjta me vite të tëra qarkullon në media botërore dhe në sajte pornorgrafike.

Me kërkimet në Google, del që fotografia e publikuar sot nga deputetja e PDK’së, është përdorë më herët nga iranianët për  propagandër kundër ushtarëve amerikanë.

Sajte iraniane e kanë publikuar këtë fotografi që nga viti 2004, duke akuzuar ushtarët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Express ka zbuluar se fotografitë gjenden në një sajt pornografik.

Ndryshe, sot në Kuvend, Brovina ka publikuar fotografi ku shihet një vajzë, duke thënë se e ka marrë lejen nga vajza dhe familja e saj.

“Po sigurisht. Prej nënës kam marrë leje. Kam marrë leje edhe nga vetë personi“, ka thënë sot Brovina nga Kuvendi në emisionin Frontal të T7.

Publikimi i kësaj fotografie ka nxitur reagime nga shoqëria civile, deputetë, e rrjete grave. Ka reaguar edhe presidentja Atifete Jahjaga.

Gazeta Express të enjten mbrëma ka provuar ta kontaktojë Brovinën, por ajo nuk ka qenë e qasshme.

Mirëpo, Brovina do të flasë në emisionin Pressing ekzkluzivisht për historinë e kësaj fotografie.

Feride Rushiti, drejtuese e qendrës së rehabilimit të  viktimave seksuale,  ka thënë për Gazetën Express se nuk e kanë asnjë të dhënë në qendrën e tyre për gruan që Brovina foli sot.

“Nuk është anëtare e jona [gruaja në foto]. Ajo [Flora Brovina] nuk na ka treguar se cfarë fakte ka, vetëm na ka thënë se ka fakte, por nuk na ka treguar ato”, ka thënë Rushiti. “, ka thënë Rushiti./Express/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz