back to top
Wednesday, December 24, 2025
BallinaDrenica +Drenica SportEroll Salihu mesazh Feronikelit: Jeni të obliguar të ndani bileta për “Plisat”,...

Eroll Salihu mesazh Feronikelit: Jeni të obliguar të ndani bileta për “Plisat”, absurd ndalimi i fëmijëve

Të ngjajshme

Një i lënduar nga aksidenti në rrugën e Varoshit

Një aksident mes dy veturave ka ndodhur sonte në...

​KEK del me njoftim për punonjësit e vet

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) përmes një njoftimi për...

Haradinaj nga Klina: Aleanca po rritet, vizioni ynë është për stabilitet dhe zhvillim

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush...

Hamza i gatshëm për përballje televizive me Albin Kurtin “në cilëndo studio”

“Në cilëndo studio”, tha Bedri Hamza i Partisë Demokratike...
- Advertisement -

Feronikeli dhe Prishtina kanë para tyre edhe 90 minuta për të përcaktuar kampionin e ri të Kosovës në futboll.

- Advertisement -

Nikli do të jetë nikoqir i skuadrës prishtinase më 19 maj (e diele), me fillim prej orës 16:00 në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas.

Drenicakët kanë bërë njoftimin e parë zyrtar rreth nxjerrjes së biletave në shitje, ku ndër të tjerash parashihet që fëmijët nën moshën 15-vjeçare nuk do të lejohen në fushë.

I kontaktuar nga Telegrafi, Eroll Salihu, sekretari i përgjithshëm i FFK-së, ka pohuar se ky vendim i zigjelbërve është absurd dhe nuk bazohet në asnjë rregullore.

“Askund nuk shkruan se i ndalohet fëmijëve pjesëmarrësja në fushë. Për çka luhet futbolli, për tifozë të grupmoshave të ndryshme”, tha fillimisht ai.

Ai më tutje ka deklaruar se skuadra vendase është e obliguar që një pjesë të tribunave t’iu ndajë tifozëve mysafirëve ani pse ata kanë paralajmëruar se një gjë e tillë mund të mos ndodh shkaku i disa punimeve që po kryhen në stadium.

“Nikli ka paralajmëruar federatën se një pjesë e stadiumit është duke u ndërtuar. Por, kjo nuk do të thotë që nuk duhet të jenë të pranishëm tifozët e ekipit kundërshtar në shkallët e stadiumit, por edhe zyrtarët e mysafirët prishtinas. Feronikeli ka krijuar një traditë të mirë të mikpritjes së kundërshtarëve, nuk besoj se do të ndodh një gjë e tillë”, tha Salihu për Telegrafin.

Theksojmë se sipas rregullave të FFK-së dhe UEFA-së, skuadra vendase është e detyruar që pesë për qind të biletave t’ua shes ekipit kundërshtar dhe për tifozët e tyre të krijoj siguri të plot.

Një gjë e tillë mund të shfuqizohet vetëm me një vendim të FFK-së apo pas një marrëveshje mes dy klubeve.

Ndryshe, Feronikeli është lider i ligës elitare të Kosovës me 77 pikë, përkatësisht ka dy më tepër se vendi i dytë që e zotëron Prishtina. /Telegrafi/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz