back to top
Wednesday, December 24, 2025
BallinaSportZyrtare: Anel Rashkaj rikthehet te Kosova

Zyrtare: Anel Rashkaj rikthehet te Kosova

Të ngjajshme

Kupa e Afrikës/ Kameruni merr tre pikë ndaj Gabonit

Kameruni ka fituar përballjen ndaj Gabonit, në ndeshjen e...

Përkrahje Masive për Dr. Bashkim Gllarevën, Mjekun e Presidentit Thaçi (FOTO)

Një frymë e fuqishme mbështetjeje dhe besimi po mbizotëron...

100 eurot e Kurtit, Sejdiu: Janë taksat tona që po na kthehen si karem e mashtrim elektoral

Analisti politik Dardan Sejdiu ka kritikuar vendimin e kryeministrit...
- Advertisement -

Ish-kapiteni i Përfaqësueses së Kosovës në futboll, Anel Rashkaj, është rikthyer te Kosova.

- Advertisement -

Ai do të jetë për herë të parë në listën e përzgjedhësi Bernard Challandes për ndeshjet ndaj Malit të Zi dhe Bullgarisë që zhvillohen më 7, përkatësisht 10 qershor.

Rashkaj ka qenë një ndër lojtarët kryesor në epokën që Kosova drejtohej nga Albert Bunjaku.Futbollisti i cili aktivohet në pozitën e mesfushorit, në edicionin e ka shfaqur formë shumë të mirë me ekipin Eskilstuna në Suedi.

Futbollisti i lindur në Prizren e ka konfirmuar ftesën në një prononcim për Zëri.info.

“Tashmë kam pranuar ftesë për dy ndeshjet e qershorit. Së pari jam munduar që ta kryejë punën time me ekipin e pastaj të tjerët janë që e vlerësojnë dhe e vendosin. Është kënaqësi, nuk ka fjalë që e përshkruan përfaqësimin e shtetit. Secili futbollist e ka ëndërr”, ka thënë ai.

29-vjeçari do ta zëvendësojë mesfushorin e Luzernit, Hekuran Kryeziu i cili është i lënduar dhe nuk pritet që të rikuperohet gjatë këtij viti.

 

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz