BallinaLajmeJo vetëm autostrada Tiranë-Durrës, 7 akse të tjera do të jepen me...

Jo vetëm autostrada Tiranë-Durrës, 7 akse të tjera do të jepen me koncesion

Të ngjajshme

Çështja e presidentit, Nagavci: Do të vazhdojmë me takime

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci...

Zhduket një person në Ferizaj, doli nga shtëpia dhe s’u kthye më

Një person raportohet të jetë zhdukur në Ferizaj. Ankuesja femër...

Putin shpall armëpushim 32-orësh në Ukrainë për Pashkët Ortodokse

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka shpallur një armëpushim...

Shtetasi i huaj vdes pasi u rrokullis me motor në Prizren

Një aksident me fatalitet raportohet të ketë ndodhur dje...

Krahas autostradës Tiranë-Durrës, qeveria ka planifikuar të nënshkruajë kontrata koncesionare edhe për disa akse të tjera rrugore, një pjesë e të cilave janë në punim e sipër. Bëhet fjalë për akset  Tiranë-Elbasan, Rruga e Arbrit, Levan-Vlorë, Durrës-Fier, Levan-Tepelenë, Elbasan- Kapshticë dhe Tiranë-Hani i Hotit, që kanë qenë pjesë e planit të taksimit të vitit 2016 nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH).

Parashikohet që tarifa e kalimit të automjeteve në këto rrugë do të të variojë nga 1 deri në 2.6 euro. Në përllogaritjen e vlerës së taksës janë marrë në konsideratë veçoritë e ndërtimit të secilit prej akseve, duke i kushtuar rëndësi parësore vështirësive teknike dhe gjatësive  të tuneleve. Në këtë mënyrë, “Rruga e Kombit” dhe “Rruga e Arbrit”, pritet të kenë tarifën më të lartë të kalimit.

Deri më tani, është dhënë me koncesion vetëm “Rruga e Kombit”, ku për çdo kalim aplikohet taksa prej 5 eurosh, nga e cila janë të favorizuar vetëm banorët e zonës që përtojnë nga reduktimi i detyrimit në 1 euro. Në një intervistë të dhënë ditëne djeshme për televizionin “SCAN”, ministrja e Infrastrukturës dhe e Energjisë, Belinda Balluku, u shpreh se të gjithë projektet e rrugëve që synohen të jenë me pagesë, do të kenë edhe alternativën e tyre, që mund të aksesohet falas.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz