BallinaDrenica +Drenica SportFeronikeli: “Plisat” le të vijnë, por jo si grup i organizuar

Feronikeli: “Plisat” le të vijnë, por jo si grup i organizuar

Të ngjajshme

OVL-UÇK kritikon Dhomat e Specializuara për vlerësimin e pronave të ish-udhëheqësve

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL UÇK)...

Gërvalla njofton hapjen e 5 projektligjeve për konsultim publik

Pesë projektligje kyçe në kuadër të reformës në drejtësi...

Po ngarkoni lavastoviljen (pjatalarësen) gabim! Si ta bëni saktë

Shumë njerëz e shohin larjen e enëve si një...

Bilanc i rëndë nga tërmeti në Afganistan, humbin jetën 8 persona

Të paktën tetë persona kanë humbur jetën, ndërsa një...

U shpall e preferuara e publikut, fermerët për Moza Ahmetin: Ka thyer rregullat!

Shpallja e Mimozës si e preferuara ka ndezur tension...

Feronikeli e sqaron për Gazetën Express situatën rreth stadiumit “Rexhep Rexhepi”, ku të dielën e pret Prishtinën në ndeshjen vendimtare për titullin e kampionit

Feronikeli ka konfirmuar për Gazetën Express se nuk do t’u jap bileta tifozëve të Prishtinës, “Plisave”, për ndeshjen e madhe të së dielës ndërmjet këtyre dy skuadrave, e cila e përcakton edhe kampionin.

Feronikeli ka njoftuar se i mirëpret “Plisat” në Drenas, por jo në mënyrë të organizuar. “Stadiumi aktualisht ka kapacitet për rreth 2 mijë persona. Shkaku që stadiumi nuk ka ende ulëse nuk mund te dalim me një numër të saktë të kapacitetit”, thotë “Nikli”.

“Për shkak se stadiumi është në rinovim prej vitit të kaluar kemi mbetur vetëm me një pjesë të tribunës dhe për shkak të rëndësisë së ndeshjes e kërkesës së madhe për bilete, nuk kemi mundur të sigurojmë bileta për grupe ne mënyrë të organizuar”, thotë Feronikeli për “Gazetën Express”.

“Sidoqoftë, “Plisat” dhe secili tifoz i Prishtinës janë te mirëpritur dhe mund t’i blejnë biletat”, shton klubi nga Drenasi. /Gazeta Express/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz