back to top
Friday, February 13, 2026
BallinaLajmeGabon rëndë Milaim Zeka, propozon një minutë heshtje për të zhdukurin Ukshin...

Gabon rëndë Milaim Zeka, propozon një minutë heshtje për të zhdukurin Ukshin Hoti

Të ngjajshme

Deputeti Milaim Zeka në adresimin e tij para të pranishmëve në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës, ka kërkuar një minutë heshtje në nderim të Ukshin Hotit.

Si e tillë, kjo kërkesë e Milaim Zekës konsiderohet gabim i rëndë pasi Ukshin Hoti është ende i zhdukur dhe nuk dihet ende asgjë për fatin e tij, njofton Klan Kosova.

”Si Parlament dhe deputet, nderimin më të madh ja bëjmë Ukshin Hotit me një minutë heshtje”.

”Propozoj që të hidhet në votim propozimi i Deputetit Daut Haradinaj, në mënyrë për respekt të atyre që kanë ardhur të kryhet kjo seancë siç është paraparë”.

Por, i menjëhershëm ka qenë reagimi i kryeparlamentarit Kadri Veseli, i cili ia kujtoi deputetit Milaim Zeka që profesori Ukshin Hoti ende nuk është shpallur i vdekur dhe ende i takon kategorisë së personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë.

Në linkun e mëposhtëm mund ta ndiqni seancën parlamentare ku do të diskutohet për gjenocidin serb në Kosovë.

http://www.kuvendikosoves.org/?cid=1,1029

Të Fundit

Sport

ShowBiz