back to top
Thursday, December 18, 2025
BallinaLajmeGjetjet e Komisionit Hetimor: Ja kush mori miliona euro nga Telekomi

Gjetjet e Komisionit Hetimor: Ja kush mori miliona euro nga Telekomi

Të ngjajshme

Kadriu: Rikthehem për projektet që i nisëm së bashku dhe që nuk guxojnë të ndalen

Kandidati  për deputet nga radhët e LDK-së Rexhep Kadriu...

Grenell pajtohet me Ramën se Thaçi po mbahet peng nga Haga, thotë se Jack Smith është një turp

Sot, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka vizituar ish-presidentin...

Berjani: Vendimi për çmimet ‘tavan’ është në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjin

Kryetari i Shoqatës së Naftarëve të Kosovës, Fadil Berjani,...

Dalin pamjet e plagosjes së “Guccit” të TikTok-ut

Pamjet që shikoni në videon e mëposhtme janë nga...

Komisioni parlamentar hetimor për gjendjen në PTK dhe Vala sot ka miratuar listën shtesë të dëshmitarëve, të cilët do të japin dëshmi për komisionin hetimor në ditët e ardhshme.

Deputetët në këtë mbledhje ngritën si shqetësim se disa media organizata përfituan miliona euro nga PTK-ja, edhe pse ishin inekzistuese ose fiktive.

Përveç, krerëve të shtetit, kryeministrit, Ramush Haradinaj, e presidentit Hashim Thaçi, liderit të LDK-së, dikur kryeministri Isa Mustafa, ministra, menaxher dhe të tjerë, kryesuesi i këtij Komisioni, Visar Ymeri ka propozuar që listës së dëshmitarëve t’i shtohen edhe pronarët e kompanive që kanë lidhur kontrata me Telekomin, të cilat janë objekt i hetimit nga ana e këtij Komisioni.

Komisioni vendosi po ashtu që dëshmitar i proceseve në PTK të jetë edhe Lamih Balaj, kryetar i sindikatës në këtë kompani. Nënkryetari i Komisionit Milaim Zeka, duke treguar se departamenti kundër mashtrimeve në PTK është mbyllur për shkak të kontratës me ‘Z-mobile’, dhe për këtë ka propozuar që për dëshmitarë të ftohen edhe Arsim Gjinovci, Muhamet Xhemajli dhe Shkëlzen Blakaj, të cilët kanë qenë pjesë e këtij departamenti.

Zeka, po ashtu, ka propozuar për dëshmitare edhe Shqipe Jasharin, si ish- drejtoreshë e Burimeve Njerëzore në PTK.

Ndërsa, anëtari i Komisionit, Armend Zemaj ngriti çështjen e kontratave për sponsorizime dhe marketing, që sipas tij, janë shifra të mjeteve marramendëse, nga të cilat kanë përfituar figura të ndryshme.

Ai tha se nga hetimet preliminare që janë bërë, shumë portale dhe organizata të cilat kanë fituar shuma të mëdha nga kjo kompani publike, nuk janë të regjistruara në Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve, andaj, ka kërkuar që edhe për këto të ketë informacione shtesë nga ARBK-ja.

Zemaj po ashtu ka propozuar tre emra për dëshmitarë, Valon Zhuniqin, ish-drejtor i Vala-s, Mehmdi Latifi si ushtrues detyre i kryeshefit dhe Besnik Jani si drejtor i Burimeve Njerëzore.

Anëtari i Komisionit Bekim Haxhiu ka kërkuar historik të regjistrimeve nga Agjencia e Regjistrimit të Bizneseve(ARBK), për Dardafon LLC dhe Dardafon.net.

Deputeti Shkumbin Demalijaj, tha se duhet kërkuar përgjegjësi edhe për antenat e PTK-së, ngase sipas tij, flitet se janë diku 60 antena të vendosura pa kurrfarë planifikimi.

Ndërsa, deputetja Albulena Haxhiu ka propozuar për dëshmitarë-ekspert, Naim Maloku, Ismet Hamiti dhe Agron Dida, për të cilët mori përkrahjen e Komisionit hetimor.

Ndërsa, Komisioni hetimor ka vazhduar mbledhjen pa media për diskutimin e angazhimit të ekspertëve për lëndët që janë nën hetim.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz