BallinaLajmeNuk votohet propozimi i Mërgim Lushtakut

Nuk votohet propozimi i Mërgim Lushtakut

Të ngjajshme

SHBA konfirmon rrëzimin e avionit luftarak F-15 nga iranianët, fati i ekuipazhit nuk dihet

Irani ka rrëzuar një avion luftarak amerikan mbi territorin...

Gjykata rrëzon shumicën e akuzave të Blake Lively kundër Justin Baldonit!

Aktori Justin Baldoni dhe ekipi i tij ligjor kanë...

Guardiola i thotë shkurt Rodrit: Nëse nuk je i lumtur, largohu!

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka komentuar spekulimet...

Nesër dorëzon detyrën/ Këto ishin momentet e para të Osmanit si presidente

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, nesër do...

Kuvendi i Kosovës është mbledhur sot sërish për të vazhduar seancën plenare me pikat e lëna përgjysmë nga seancat e kaluara, gjithsej 59 sosh.

Fillimisht është bërë shkëputja nga rendi i ditës për pika të caktuara.  Me këtë rast në lidhje me  projektligjin për automjete, u kërkua që një amendament i riformuar të jetë që veturat që importohen në Kosovë të kenë vjetërsi deri në 15 vite për dallim nga ligji aktual që është 10. Për këtë nuk u votua nga opozita dhe  nuk mori votat e mjaftueshme për të kaluar.

Propozuesi, deputeti i PDK-së Mërgim  Lushtaku tha se janë dy partitë opozitare që nuk po e votojnë këtë ligj.

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti duke përmendur Ligjin për Automjete tha se nuk munden që në prag të votimit të bëhen amendamente dhe për këtë arsye u shpreh se nuk do të votojnë.

Kurse, votimi në lexim të dytë për Projektligjin për Miniera dhe Minerale gjithashtu nuk kaloi për shkak të mungesës së deputetëve.

Për dallim nga dy projektligjet më sipër, me 61 për vota u votua Shqyrtimi i Kërkesës së Fondit të Kursimeve Penisonale të Kosovës për miratimin e taksave vjetore për vitin 2019.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz