back to top
Sunday, September 14, 2025
BallinaDrenica +Drenica SportBatatina konfirmon mungesat për duelin ndaj Feronikelit

Batatina konfirmon mungesat për duelin ndaj Feronikelit

Të ngjajshme

Mustafa: Masa e SHBA-së më e ashpër se sanksionet e BE-së

Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka komentuar vendimin e...

Martohet e bija e Fadil Fazliut, ai e uron nga Haga

Është martuar vajza e Fadil Fazliut, Majlinda Fazliu. Kështu...

Llapi ende nuk i ka mbyllur llogaritë, pasi që shpreson deri në fund të arrij pozitën e dytë të renditjes tabelare, shkruan Gazetasheshi.com.

Për të arritur drejt këtij objektivi llapjanët duhet të përballen fillimisht me Feronikelin në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, në ndeshjen e vlefshme për javën e 32-të (e parafundit) të elitës së futbollit të Kosovës.

Kryetrajneri i Llapit, Tahir Batatina ka deklaruar para ndeshjes se ekipi tij do të luftojë deri në fund për të arritur pozitën e dytë në tabelë, teksa ka konfirmuar dy mungesat për sfidën me ‘Niklin’.

“Ne do të luajmë si çdo ndeshje tjetër, duke u munduar të arrijmë sa më lart, të paktën pozitën e dytë në tabelë. I kemi dy mungesa, Eminin dhe Veliun por kemi lojtar të mjaftueshëm në skuadër”, deklaroi Batatina për “Bota Sot”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz