back to top
Thursday, February 12, 2026
BallinaLajmePërfundon nata e parë e Eurovizionit, ja këngët finaliste

Përfundon nata e parë e Eurovizionit, ja këngët finaliste

Të ngjajshme

Zgjedhjet brenda AAK-së, mësohet data e Kuvendit të Përgjithshëm

Kuvendi i Përgjithshëm i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës...

Pa aktorë profesionistë: Si amatorët pushtuan sezonin e Oscar

Në filmat e fundit, njerëz pa përvojë aktoriale po...

Seanca e orës 19:00, pak deputetë shihen në sallë

Kuvendi i Kosovës ka caktuar seancë sonte për në...

Është mbyllur nata e parë gjysmëfinaliste e Eurovizionin në Tel Aviv dhe në fund të janë janë zbuluar dhe 10 shtetet e para finaliste.

Greqia, Bjellorusia, Serbia, Qipro, Estonia, Republika Çeke, Australia, Islanda, San Marino dhe Sllovenia janë vendet që janë kualifikuar për finale e madhe të së shtunës në Tel Aviv.

Po kështu, listës së finalistëve i shtohen edhe 5 shtete të cilat janë kualifikuar automatikisht; Italia, Franca, Gjermania, Britania e Madhe dhe Izraeli. Fituesja e vitit të kaluar, këngëtarja vendase Netta, e cila hapi festivalin me një variant të ri të këngës së saj “Toy” ndezi atmosferën në fillim të mbrëmjes.

Në festival performoi gjithashtu dhe një tjetër fituese izraelite e Eurovizionit, Dana International. Eurovizioni këtë vit, u transmetua direkt në të gjitha kanalet shtetërore evropiane, por gjithashtu edhe u ndoq drejtpërdrejt dhe në kanalet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Australi dhe Kinë – duke kapur shifrat rekord të mbi 200 milionë shikues.

Nata tjetër gjysmëfinale do të transmetohet më 16 maj, ku do të këndojë edhe përfaqësuesja shqiptare, Jonida Maliqi.

Të Fundit

Sport

ShowBiz