BallinaLajmeMësohet arsyeja pse një pjesë e Prishtinës mbetet në terr

Mësohet arsyeja pse një pjesë e Prishtinës mbetet në terr

Të ngjajshme

Zhduket një person në Ferizaj, doli nga shtëpia dhe s’u kthye më

Një person raportohet të jetë zhdukur në Ferizaj. Ankuesja femër...

Putin shpall armëpushim 32-orësh në Ukrainë për Pashkët Ortodokse

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka shpallur një armëpushim...

Shtetasi i huaj vdes pasi u rrokullis me motor në Prizren

Një aksident me fatalitet raportohet të ketë ndodhur dje...

Lutfi Haziri: Kryetari Lumir Abdixhiku është kandidati që e përkrahim për president

Deputeti i LDK-së, Lutfi Haziri, ka deklaruar se kryetari...

Një pjesë e madhe e Prishtinës ka mbetur pasdite sot pa energji elektrike.

Ndërprerje të energjisë janë paraqitur në Dardani e Arbëri, transmeton Indeksonline.

KEDS-i  ka njoftuar se për shkak të prishjeve në fushën e transformatorit, një pjesë e kryeqytetit ka mbetur ne terr.

Mirëpo, ekipet janë në terren dhe po mundohen ta rregullojnë defektin e paraqitur.

“Sot në orët e pasdites, si pasojë e prishjes së paraqitur në fushën transformatorike 110/10kV në anën 10 kV në Nënstacionin 110/35/10 kV Prishtina 1, nga ora  18:35 një pjesë e qytetarëve/institucioneve që furnizohen nga ky Nënstacion kanë mbetur pa energji elektrike.

Ekipet e mirëmbajtjes të KOSTT sh.a kanë dalë menjëherë në terren ku po punohet intenzivisht për eliminimin e defektit të paraqitur në mënyrë që të stabilizohet sa më shpejtë furnizimi me energji elektrike për qytetarët që janë prekur nga kjo prishje”, thuhet në komunikatën e KEDS-it.

Prishje pati edhe në mbrëmjen e së shtunës në lagjen ‘Arbëria’./Indeksonline/

 

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz