back to top
Friday, September 12, 2025
BallinaLajmeAmbasada e SHBA-ve: Qeveria po emëron në pozita të larta njerëz të...

Ambasada e SHBA-ve: Qeveria po emëron në pozita të larta njerëz të pakualifikuar dhe ndjekur nga drejtësia

Të ngjajshme

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës,nepërmjet një komunikate ka reaguar lidhur me emërimet që Qeveria e Kosovës po i bën.

Në reagimin e saj Ambasada e SHBA-ve shpreh shqetësimin se në këto pozita po emërohet njerëz të pakualifikuar dhe të ndjekur nga drejtësia, por edhe ata të dënuar për krime lufte.

Përveç kësaj në reagim tutje thuhet se vendosje e njerëzve të tillë në pozita udhëheqëse, pengon përparimin e Kosovës.

Ndër të tjera Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës i bën thirrje ekzekutivit të vendit dhe qytetarëve për reflektim dhe largimin e këtyre shkeljeve, sepse me anë të kësaj tregojmë se çfarë fytyre kemi para botës.

“Secili prej nesh është më shumë se gjëja më e keqe që e kemi bërë ndonjëherë”, një citat nga avokati amerikan Bryan Stevenson, që me anë të kësaj tregon se një person i cili përfshihet në krime e korrupsion, duhet të skualifkohet përjetësisht nga pozita zyrtare, dhe kjo do të duhej të përbënte shqetësim, thuthet në reagimin e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës përcjellë Klan Kosova.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz