back to top
Tuesday, January 27, 2026
BallinaBotëBosnja afër katastrofës natyrore

Bosnja afër katastrofës natyrore

Të ngjajshme

Shkurte Fejza lajmërohet nga Stambolli, ja kush po e shoqëron

Shkurte Fejza është një nga këngëtaret me të dashura...

SHBA-ja, Britania, Franca dhe Gjermania mirëpresin zgjatjen e armëpushimit në Siri

SHBA-ja, Mbretëria e Bashkuar, Franca dhe Gjermania përshëndetën sot...

Këngëtarja latine vishet me brendin e bukuroshes shqiptare

Këngëtarja e famshme latine, Karol G, ka zgjedhur një...

Pas dy ditëve me erëra dhe shi, Kroacia dhe Bosnjë e Hercegovina janë përballur me përmbytje të mëdha. Drama më e madhe po zhvillohet në pjesët qendrore të Kroacisë dhe në veri të Bosnjës dhe Hercegovinës.

Në afërsi të Karlovacit në Kroaci, një fshat i tërë është nën ujë, dhe në veri të Bosnjës, disa vendbanime kanë mbetur të bllokuara tërësisht. Në zonën e Novi Gradit në Republikën Srpska, lumenjtë dolën nga shtrati duke përmbytur disa shtëpi, shkruan index.hr, transmeton Reporteri.net.

Në Kroaci, kulmi i niveleve të ujit në lumenjtë Kupa dhe Korana në Karlovac pritet sot, por drama reale me përmbytjet po zhvillohet në rrjedhën e sipërme të lumit Korana, në komunën e Rakovicës. Sipas faqes së Facebook-ut të kësaj komune, fshati Korana është tërësisht nën ujë. Zjarrfikësit shpëtuan tetë turistë nga vendpushimi turistik i përmbytur.

Rrugët e Zagrebit janë të mbushura me degë të thyera si pasojë e erërave të fuqishme, ndërkohë që edhe transporti është vështirësuar. Policia i paralajmëroi qytetarët të mos dilnin pa nevojë. Instituti Hidrometeorologjik i Shtetit lëshoi ??paralajmërime për pothuajse të gjithë vendin për shkak të mundësisë së erërave të forta dhe reshjeve ekstreme.

Situata më e rënduar paraqitet në veri të Bosnjës

Shiu i madh në Bosnje dhe Hercegovinë gjithashtu shkaktoi përmbytje. Gjendja më e rënduar në këtë vend është në veri të BiH, si dhe në pjesët qendrore. Disa vendbanime në veri të Bosnjës kanë mbetur të shkëputur tërësisht nga pjesa tjetër e vendit, sepse të gjitha rrugët janë të përmbytura dhe krejtësisht të pakalueshme. Qytetarët raportojnë gjithashtu probleme me furnizimin me ujë, por edhe me energji elektrike.

Për shkak të përmbytjeve mësimi në shumë shkolla është ndërprerë.

Embedded video

Mondo@MondoBH

Naš saradnik @space_geronimo donosi nam kadrove iz Čelinca

See Mondo’s other Tweets

Të Fundit

Sport

ShowBiz