back to top
Friday, January 30, 2026
BallinaLajmeSami Lushtaku tregon se çfarë bisedoi me Ahmet Krasniqin në telefon më...

Sami Lushtaku tregon se çfarë bisedoi me Ahmet Krasniqin në telefon më 1998

Të ngjajshme

Melania Trump rrëfen jetën e saj private përmes një dokumentari

Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara, Melania Trump,...

Probleme në avionin e Kristjan Asllanit, anulohet fluturimi Milano-Stamboll

Besiktas gjeti marrëveshje me Interin për të afruar Kristjan...

AKU: Qumështi për foshnja Aptamil po tërhiqet urgjentisht nga tregu

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka njoftuar këtë të enjte...

Zbulohet papritur: Ismet Beqiri pritet të jetë kandidat për kryetar të LDK-së

Të shtunën Lidhja Demokratike e Kosovës do të mbaj...

Ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sami Lushtaku, ka kujtuar një bisedë që ka zhvilluar me komandantin e Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës, Ahmet Krasniqi, në fillimin e vitit 1998.

Lushtaku, asokohe zëvendëskomandant i Zonës së Parë, ka treguar në emisionin “Pressing”, në televizionin T7, se me Krasniqin ka folur “në telefon”.

“Më është prezantuar si ministër i Mbrojtjes… I kam thënë se më bëhet qejfi që paskemi ministër të Mbrojtjes, s’e kam ditur që kishim”, ka rrëfyer Lushtaku.

“Më ka thënë se ka dy kërkesa: ‘A i pranoni ish-eprorët jugosllavë, dhe a i pranoni paret e (Bujar) Bukoshit’”, ka treguar Lushtaku.

“I kam thënë se paret nuk janë të Bukoshit, janë të qytetarëve të Kosovës. Për eprorët, i kam thënë se është sikur ta pyetesh qorrin a po do sy”, ka rrëfyer më tej ai.

“Ata janë të shkolluar, të përgatitur enkas për këtë punë, janë të mirëseardhur, nisi kur të duash”, ka treguar Lushtaku t’i ketë thënë Krasniqit.

“Nëse dikush i prek, unë jap përgjegjësi”, ka kujtuar Lushtaku t’i ketë thënë më tej Krasniqit./Express/

Të Fundit

Sport

ShowBiz