back to top
Thursday, January 29, 2026
BallinaLajmeMundësi punësimi dhe trajnimi për mbi 240 të papunë në Kosovë

Mundësi punësimi dhe trajnimi për mbi 240 të papunë në Kosovë

Të ngjajshme

Shqipëri: Pakësohen martesat, shtohen divorcet – familja shqiptare drejt ndryshimit

Në Shqipëri, çiftet nuk preferojnë më të kurorëzohen, ndërkohë...

Reperja shpreh publikisht mbështetjen e saj për Trump-in: Jam fansja jote!

Reperja e famshme Nicki Minaj ka deklaruar publikisht se...

Berisha: Kam pasur kontakte me zyrtarë të lartë të LVV-së pas zgjedhjeve

Veton Berisha nga Partia Liberale Egjiptiane ka konfirmuar se...

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale në bashkëpunim me Programin për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP) ka ftuar të gjithë punëkërkuesit e papunë, të regjistruar në Zyrat e Punësimit në të gjitha komunat e Kosovës që të aplikojnë në kuadër të Programit të Subvencionimit në Pagë dhe Trajnimit në Punë, transmeton Gazeta Metro.

Kjo ministri njofton se përmes Programit të Subvencionimit në Pagë dhe Trajnimit në Punë do të mbështeten mbi 240 punëkërkues të papunë, me fokus punëkërkuesit afatgjatë që hasin vështirësi për t’u trajnuar dhe punësuar.

“Krijimi i mundësive për punësim për punëkërkuesit në Kosovë duke subvencionuar punëdhënësit të cilët janë të gatshëm t’i punësojnë ata në periudha afatgjata si dhe ofrimi i mundësisë së trajnimit për punëkërkuesit e papunësuar që kanë nivel të ulët arsimor dhe nuk kanë përvojë të mëparshme të punës, janë objektivat e këtyre dy skemave”.

Bëhet e ditur se afati i aplikimit është i hapur nga data 14 deri 24 maj

MPMS njëherit fton punëkërkuesit që të vizitojnë Zyrat e Punësimit, për më shumë informacione rreth procedurave të aplikimit, apo të shfletojnë ueb-faqet: www.mpms.rks-gov.net dhe http://aprk.rks-gov.net , ku edhe mund të shkarkohen formularët e aplikimit, të cilët duhet të dorëzohen pranë Zyrës së Punësimit në komunën tuaj./gazetametro.netMundësi punësimi dhe trajnimi për mbi 240 punëkërkues në Kosovë

Të Fundit

Sport

ShowBiz