BallinaLajmeE fundit/ Vetëdorëzohet Sabit Geci

E fundit/ Vetëdorëzohet Sabit Geci

Të ngjajshme

Nicole Kidman shkëlqen në eventin ekskluziv të Chanel

Nicole Kidman dukej shumë e re përkrah Lauren Sanchez...

Barcelona e pandalshme, fiton thellë ndaj Sevillas

Skuadra e Barcelonës ka shënuar fitore të thellë 5:2...

Kurti shtron iftar për BIK-un: Falenderojmë Tërnavën për kontributin në vend

Kryeministri, Albin Kurti, mbrëmë ka shtruar iftar për përfaqësues...

Aktorja trondit me peshën e saj, më pak se 45 kg!

Aktorja e famshme Nicola Peltz u përkushtua rreth katër...

Ish- eprori i UÇK-së, Sabit Geci është vetë dorëzuar në Sherbimin Korrektues të Dubravës.

Për Klan Kosovën e ka konfirmuar avokati i Sabit Gecit, Haxhi Millaku.

“Po mbrëmë është rikthyer në Kosovë në ora 1 e 30 të natës nga Stambolli. Përkundër gjendjes së tij të rëndë shëndetësore për të cilën janë të informuara të gjitha organet përgjegjëse, aktualisht ai për shkak të gjendjes së rënduar është në spital sepse mbrëmë rrugës deri sa po transportohej për në Dubravë i është përkeqësuar gjendja”, tha Millaku.

Ai me këtë rast ka shtuar se klienti i tij gjendet për shërim në Stamboll.

Millaku ka thënë se në vazhdimësi i ka njoftuar organet kompetente për gjendjen e Sabit Gecit, i cili, sipas tij, është i prekur nga kanceri në mëlçi dhe në organe të tjera vitale.

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka kërkuar nga Policia e Kosovës që të arrestojë ish-eprorin e UÇK-së, Sabit Gecin, i cili është i dënuar me 15 vjet burgim për krime lufte kundër popullatës civile dhe për armëmbajtje pa leje.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz