back to top
Wednesday, September 17, 2025
BallinaLajmeLabit iu kërkua një llap top nga vajza që ka nevojë për...

Labit iu kërkua një llap top nga vajza që ka nevojë për operim, ai e befason

Të ngjajshme

Njihuni me parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

DashiTë lindur më: 21 Mars – 19 PrillNë lidhje,...

“Nuk po fle rehat”, Xheneta hedh dyshime për magji të zezë në banesën e saj

Ish finalistja e BBVK, Xheneta Fetahu ka shprehur dyshime...

“Gaza po digjet!”, Erdogan: Netanjahu do të ketë fundin e Hitlerit

Gaza po digjet! Me këto fjalë Izraeli përshkruan operacionin...

Deputeti Labinot Tahiri dje i ka plotësuar dëshirën 15-vjeçares, Habibe Beqirit, duke i blerë një llap top të cilën vajza e kishte kërkuar. Për të po mblidhen mjetet për t’ia mundësuar operacionin, raporton Gazeta Express.

Këtë e ka bërë të ditur Tahiri përmes rrjetit social Facebook, duke shkruar se pavarësisht kësaj, 15-vjeçarja ka nevojë për ndihmën e njerëzve që të i sigurojë paratë për të kryer operacionin e pestë që mund t’i mundësojë ecjen.

Tahiri ka publikuar fillimisht një video duke treguar se kishte shkuar për t’i blerë llap topin vajzës.

“Me mëngjes u zgjova, dhe shkova që t’ia blejë laptopin asaj vogëlushes Habibe Beqirit, me ia gëzua shpirtin.  Do të ia dorzoj sot, dhe ti tregojë se 4.000 euro janë mbledhur, e po presim deri nesër nga dora e shqiptarëve edhe 8.000 euro.
Shuma totale është 12.000 euro”, shkroi ai.

Derisa ka publikuar fotografi së bashku me vajzën që ia ka bërë dhuratën, ai ka vazhduar të kërkojë mjete për operacion.

“Operimi mbetët deshira e vetme e prindëve të saj , që HABIBJA të ecën me këmbët saja gjatë jetës që ata do ta jetojnë sëbashku! Prandaj, mos u ndalni, ndihmoni dhe ta ndihmojmë edhe këtë vajzë.

Paratë i tubojmë deri nesër në mbrëmje”, shkroi Labinot Tahiri.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz