back to top
Friday, September 12, 2025
BallinaLajmeFlet familja që ia pa më së shumti sherrin ariut të shumëkërkuar

Flet familja që ia pa më së shumti sherrin ariut të shumëkërkuar

Të ngjajshme

Ivan Rakitic: Dy gjëra më munguan në karrierë, një është që s’lujta me Ibrahimoviçin…!

Ivan Rakitic, ish-futbollisti i Kombëtares së Kroacisë është pensionuar...

Kjo është modelja që doli brenda pak ditëve me dy tenistët më të mirë në botë

Modelja Brooks Nader (28), e quajtur “mbretëresha e bikinive”,...

Kryeministri i Katarit akuzon Izraelin për gjenocid në Gaza para OKB-së: “I etur për gjak”

“Sulmet izraelite nuk synojnë vetëm Katarin, por çdo vend...

Rriten çmimet sërish, inflacioni arrin në 4.5 përqind

Çmimet e konsumit në Kosovë kanë shënuar rritje mesatare...

Zyrtare: Besart Berisha rikthehet në Australi, pasi mori licencën në Shqipëri emërohet trajner

Ish-futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Besart Berisha për herë...

Ariun që po e kërkojnë të gjithë, familjes Demiri i ka shkaktuar dëme rreth 30 mijë euro, raporton T7

Atyre u ka mbytur 28 dhi e 4 dele si dhe u ka dëmtuar pronën përreth.

Ani pse u kërkua me përkushtim të madh e madje doli edhe një vendim për vrasjen e tij, familja Demiri thonë se ai po vazhdon të duket në fshat.

Madja zoja e shtëpisë tregon se nuk është vetëm një ari.

E burri i saj i shqetësuar tregon që kanë frikë prej ariut.

Babai i katër djemve tregon se kanë ka kërkuar që t’i kompensohet dëmi.

E për të njëjtën kafshë Agjencia Pyjore e Kosovës kërkuan që të vritej.

Por për Komunën e Prizrenit kjo nuk është forma më e mirë zgjidhjes së këtij problemi.

Ndërkohë për vendimin e agjencinë të pyjeve janë paralajmëruar edhe hetime nga ana e prokurorisë së shtetit.

Kryeprokurori i Prokurorisë së Prizrenit ka thënë se organi i akuzës do të veproj konform bazës ligjore.

Zyrtarë nga pylli i Arinjve në Prishtinë janë deklaruar se nuk kanë vend të strehojnë kafshën por kanë ofruar një zgjidhje.

Ata gjatë së dielës kanë deklaruar se të enjten do të sjellin në Kosovë një profesor nga Universiteti i Zagrebit të Kroacisë.

Fjala e tij  pritet të jetë vendimtare sa i përket polemikave rreth çështjes se a duhet vrarë apo jo ariu i murrmë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz