back to top
Saturday, January 31, 2026
BallinaLajmeGuterres: Bota s’është “në rrugën e duhur” për të frenuar ngrohjen globale

Guterres: Bota s’është “në rrugën e duhur” për të frenuar ngrohjen globale

Të ngjajshme

Shoferi shpëton pasi vetura u zë nën rrënojat e murit në Han të Elezit

mbrojtës është shembur papritur dhe ka rënë mbi një...

Sezoni 2026 i Superligës Kineze nis me penalizime të rënda për shumicën e ekipeve

Superliga Kineze e futbollit për sezonin 2026 pritet të...

IPK nis hetimet për arrestimin në Shtime ku dyshohet se policët përdorën edhe dhunën

Inspektorati Policor i Kosovës është njoftuar lidhur me arrestimin...

Interi e gjen te Liverpuli pasardhësin e Frattesit

Interi ka nisur bisedimet me Liverpulin për mesfushorin Curtis...

KQZ: Përfundon procesi i rinumërimit të votave

Në Qendrën për Numërimin e Rezultateve është përmbyllur rinumërimi...

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres ka thënë se bota nuk është “në rrugën e duhur” që të kufizojë rritjen e temperaturave globale për 1,5 gradë Celsius.

Këto komente ai i bëri gjatë vizitës që po zhvillon në Zelandën e Re. Duke folur për mediat, së bashku me kryeministren e Zelandës së Re, Jacinda Ardern, Gutteres paralajmëroi për rreziqet që i kanosen botës duke mos adresuar ndyshimet klimatike.

“Ndryshimet klimatike po ecin më shpejt sesa ne… katër vjetët e fundit kanë qenë vitet më të nxehta të regjistruara ndonjëherë”, ka thënë Guterres.

Sipas një marrëveshjeje për klimën e arritur në Paris më 2015, shtetet janë zotuar se do të kufizojnë rritjen e ngrohjes globale për më shumë se 1,5 gradë Celsius.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së vizitoi sot Zelandën e Re në kuadër të turneut të tij në shtetet e Paqësorit, që ka në fokus ndryshimet klimatike. Pas Zelandës së Re, ai do të qëndrojë në Tuvalu, Vanuata dhe Fixhi./rel

Të Fundit

Sport

ShowBiz