BallinaLajmeBinjakët 5 muajsh që të dy me leukemi, apeli i dëshpëruar i...

Binjakët 5 muajsh që të dy me leukemi, apeli i dëshpëruar i nënës

Të ngjajshme

ZRRE: Tarifat e energjisë mbeten të pandryshuara deri në vendimin përfundimtar

Janë bërë dy muaj që kur tre operatorët kryesorë...

Kurti premton edhe 1 milion euro nëse djemtë e Kosovës fitojnë kundër Turqisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në mbledhjen e Qeverisë...

Moti mbi vendin tonë

Kosova sot do të ndikohet nga mot kryesisht i...

Qeveria miraton Projektligjin për Byronë e Konfiskimit të Pasurisë

Në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës është miratuar projektligji...

Ishte shumë e lumtur për ardhjen në jetë të dy binjakëve të saj, por gëzimi i 20-vjeçares Nicole nuk do të zgjaste shumë.

Fëmijët e ardhur në jetë në muajin dhjetor e mbushën me jetë, deri kur u bë zbulimi i frikshëm: që të dy vuanin nga leukemia dhe tashmë po luftojnë për të mbijetuar.

Historia e rëndë vjen nga Leeds, në Angli. Nëna Nicole Duhaney dhe babai Nile Liburd, duke folur për mediat vendase thonë se janë të shkatërruar, por se pavarësish kësaj po luftojnë për të vegjlit e tyre.

Dy vogëlushët Emre dhe Elia, i janë nënshtruar kimioterapive dhe vijojnë që të kapen fort pas jetës. Mjekët nuk e kuptuan menjëherë situatën e tyre, deri kur në muajin prill erdhi diagnoza tragjike.

“Nuk arrija që ti qetësoja fëmijët pasi vetëm qanin dhe aty kuptova se kishte diçka që nuk shkonte. Në spital na trajtuan mirë dhe kimioterapia po funksionon. Nuk mund të them se nuk kam frikë, por na kanë dhënë një fije shprese dhe duhet të luftojëpër fëmijët e mi. Kërkoj ndihmë për të mbuluar shpenzimet mjekësore”, thotë 20-vjeçarja, shkruan noa.al.

Çifti dhe fëmijët e tyre duhet të kalojnë edhe gjashtë javë të tjera në spital. Ndërkohë miqtë e tyre kanë nisur një fushatë online për mbledhje fondesh në Gofundme, në mënyrë që t’iu vijnë në ndihmë. /a.y/noa.al

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz