BallinaLajmeMerret vendim, ariu i Prizrenit do të vritet

Merret vendim, ariu i Prizrenit do të vritet

Të ngjajshme

Gjendet i vdekur shtetasi italian në një hotel në Durrës

Një shtetas italian është gjetur pa shenja jete paraditen...

Selmanaj thotë se ekspozita e Shkëlzen Gashit s’është e rastësishme – s’ka vend për habi

Ish-deputeti i LDK’së, Driton Selmanaj, ka reaguar lidhur me...

Nisin përgatitjet për Turqinë, Kosova stërviten në ”Fadil Vokrri”

Përfaqësuesja e Kosovës është rikthyer në shtëpi, pas fitores...

U kontrabandua nga Serbia, Dogana zbulon 1000 litra etanol në Prizren

Dogana e Kosovës ka njoftuar se njësitë antikontrabandë kanë...

Demir Nashiq, nga Prizreni ka thënë se ai po frikësohet nga ariu, për shkak se ky i fundit është i rrezikshëm për qytetarët

“Unë bëj alpinizëm shpesh këtij, për tani nuk po guxoj. Çdo dit dal në ballkon për ta shikuar se ku po fshehët ai, shpesh e shoh edhe e fotografoj” tha ai në një intervistë për Klan Kosovën.

Ndërsa edhe shumë qytetarë janë ankuar për prezencën e këtij ariu, duke pretenduar se ai mund të jetë i rrezikshëm për fëmijët të cilët luajnë në parkun “Marash”.

Njëri nga qytetarët e Prizrenit madje kanë thënë se ata kanë parë gjurmët e ariut, shumë afër parkut të lojërave të fëmijëve.

Por frikës, siç duket do t’i vijë fundi shumë shpejtë.

Inspektorati i Agjencionit të Pyejeve, ka dhënë autorizim për vrasjen e këtij ariu, dhe një gjë e tillë pritet të bëhet brenda 15 ditëve.

Dëmet e shkaktuara në bagëti nga ariu kanë qenë temë diskutimi para disa dite në takimin e përbashkët ndërmjet Drejtorisë për Emergjencë dhe Siguri, Drejtorisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, shoqatës “Sharri”, shoqatës “Bistrica”, Drejtorisë së Parkut Nacional, Policisë së Kosovës dhe ekspertëve të faunës në komunën e Prizrenit.

Ky ari “problematik” ia kishte ngrënë thuajse të gjithë banorëve të fshatit delet. Ariun banorët e kishin raportuar edhe në polici.

Pronari i deleve Ramell Demiri nga fshati Pousk e Prizrenit kishte pësuar një dëm në orët e mëngjesit. Behët fjalë për 28 copë dele të cilat ariu ia kishte ngrënë.

Po ashtu edhe Tusun Krasniqi nga lagja Tusus Prizren, kishte qenë në hall me ariun. Atij ju kishin sulmuar mbi 5 koshere me bletë. /GazetaExpress/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz