back to top
Thursday, December 11, 2025
BallinaSportAutoambulanca pa shofer, mjeku detyrohet ta vozisë lojtarin e lënduar në derbin...

Autoambulanca pa shofer, mjeku detyrohet ta vozisë lojtarin e lënduar në derbin Prishtina – Llapi

Të ngjajshme

Arrestohen dy të dyshuar për mashtrim dhe keqpërdorim të kartelave bankare

Ekipi i Krimeve Kibernetike në Gjilan, me autorizim të...

Nora shkëlqen në paraqitjen e fundit në Instagram

Nora Istrefi është një nga këngëtaret me të dashura...

Kurti: Vuk Hamoviqi nuk fiton në Kosovë – Nuk e di kush është NOA!

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti në Kanal 10 ka...

Fatmir Limaj i bindur: PDK i fiton zgjedhjet e 28 dhjetorit

Lideri i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj është shprehur i...

Futbollisti Valmir Veliu i Llapit ka pësuar lëndim të rëndë në përballjen kundër Prishtinës, e cila po zhvillohet për momentin në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të xhiros së 31-të Ipko Superligës së Kosovës.

Valmir Veliu mbeti i lënduar në minutën e 33-të ndeshjes, pas një përplasjeje me Diar Miftarajn e Prishtinës dhe pastaj u dërgua në spital, pasi mori trajtim nga stafi mjekësor edhe në fushën e lojës, transmeton Gazeta Express.

Mirëpo, një gjë që vëhehet në një video të publikuar nga Indeksonline është se në mungesë të shoferit, një mjek u detyrua ta vozisë autoambulancën, për ta dërguar Veliun në spital.

Prishtina dhe Llapi janë në luftë të rreptë për titullin e kampionit të Kosovës, bashkë me Feronikelin.

Kur kanë mbetur edhe tri xhiro deri në fund të kampionatit, Feronikeli kryeson me vetëm dy pikë më shumë sesa Prishtina e Llapi, që kanë pikë të barabarta.

Derisa këtë javë Prishtina takohet me Llapin, një javë më vonë Llapi e pret Feronikelin. Kurse, në xhiron e fundit, Prishtina do ta vizitojë Feronikelin në Drenas.

Ky orar dhe gjendja aktuale e tabelës e bën kampionatin kosovar ndër më interesantët në Evropë. /Gazeta Express/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz