back to top
Wednesday, September 10, 2025
BallinaSportMbyllen pjesët e para: Derbi Prishtina-Llapi pa gola, Feronikeli po triumfon ndaj...

Mbyllen pjesët e para: Derbi Prishtina-Llapi pa gola, Feronikeli po triumfon ndaj Dritës

Të ngjajshme

Sot në orën 16:00 filluan tri ndeshje në kuadër të xhiros së 31-të të Ipko Superligës së Kosovës, ndër më të cilat spikat derbi i madh i këtij sezoni, Prishtina – Llapi. Në anën tjetër, Feronikeli po e mposht Dritën, ndërsa në përballjen mes klubeve në fund të tabelës, Liria po e mposht Kek-un.

Prishtina 0:0 Llapi

Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtina sot po zhvillohet njëri ndër derbit më të mëdhenj të këtij sezoni, mes Prishtinës dhe Llapi, raporton Gazeta Express.

Kjo ndeshje, e cila luan rol të madh në renditjen e klubeve të tabelën e IPKO Superligës së Kosovës, përfundoi pa gola në pjesën e parë, përkundër rasteve të mira të krijuara nga të dy klubet.

Në minutën e 20-të të ndeshjes, Basit Khalid e shënoi një gol për Prishtinën, megjithatë ai gol u anulua për pozitë jashtë loje. Pak para këtij tentimi të Khalidit, Behar Maliqi shkoi afër golit.

Megjithatë, përkundër tentimeve që i patën të dy skuadrat, rezultati në pjesën e parë mbeti 0:0.

Në minutën e 35-të të ndeshjes, Valmir Veliui Llapit mbeti i lënduar pas një përplasjeje me mesfushorin e Prishtinës, Diar Miftarajn. Pasi mori trajtim mjekësor në fushë, ai u dërgua në spital me ambulancë.

Feronikeli 1:0 Drita                                               

Atë që s’arritën ta bëjnë Prishtina dhe Llapi në 45 minutat e para të lojës, e bëri skuadra tjetër në garë për titullin e kampionit, Feronikeli. Klubi nga Drenasi arriti ta gjejë portën në minutën e 33-të të ndeshjes kundër Dritës.

Golin e vetëm në pjesën e parë e shënoi Kastriot Rexha dhe ky gol mund të rezultojë tejet i rëndësishëm për Feronikelin nëse ata arrijnë ta mbajnë epërsinë edhe në pjesën e dytë të ndeshjes.

Liria 2:0 KEK-u

Ndeshja mes Lirisë dhe Kek-ut, e cila po zhvillohet në stadiumin “Përparim Thaqi” në Prizren, është e rëndësishme për renditjen e klubeve në fund të tabelës.

Pjesën e parë dominoi plotësisht klubi vendas, që arriti t’i shënojë dy gola, përmes Fatih Karahodas në minutën e 15-të, ndërsa Liridon Fetahajt në minutën e 20të.

Tabela e Ipko Superligës së Kosovës me rezultatet e pjesës së parë:

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz