back to top
Monday, September 15, 2025
BallinaLajmeDaut Haradinaj tregon për herë të parë se a ka qëndruar prapa...

Daut Haradinaj tregon për herë të parë se a ka qëndruar prapa kazinove në Kosovë?

Të ngjajshme

Osmani pret në takim ambasadorin francez, Olivier Guerot

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur...

Amorim mund të rikthehet te ish-skuadra e tij

Ruben Amorim po kalon periudhën e tij më të...

Kabineti i ri, Begaj dekreton qeverinë “Rama 4”

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, me propozim të Kryeministrit,...

Ministri i Mbrojtjes i Zvicrës paralajmëron për kërcënimet në rritje

Ministri i mbrojtjes i Zvicrës po paralajmëron se siguria...

Dua Lipa me super paraqitje në Atlanta, mbajti koncertin madhështor

Dua Lipa pushtoi skenën e Atlantës mbrëmë me një...

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj për herë të parë ka treguar nëse ka qëndruar po ajo prapa lojërave të fatit në Republikën e Kosovës.

Deputeti nga Deçani, në një intervistë për RTK-në, ka thënë se asnjëherë s’është marrë me një biznes të tillë.

“Mos u nxitoni me fol. Kanë ndërtu objekte “Pandora” në emrin temin. Unë nuk jam i shqetsum për cka folin. Por t’i thush dikujt që qëndron mbrapa apo para kjo është gabim. Nuk jam pjesë e asnjë llojë biznesi të natyrës tillë dhe me shumë kënaqësi e kam dhënë votën për mbyllje”, ka thënë ai.

Ndryshe, që nga sot ka hyrë në fuqi ligji për ndalimin e ushtrimit të veprimtarisë të Lojërave të Fatit. Çdo aktivitet i mundshëm i bastoreve, kazinove apo çfarëdo Lojëra të Fatit prej sot llogaritet si kundërligjor dhe do të sanksionohet.

ATK kishte paralajmëruar se deri në ditën e sotme do të revokohen të gjitha licensat dhe se nga kjo ditë do të ndalohet veprimi i çfarëdo veprimtarie të Lojërave të Fatit.

Ky ligj ishte propozuar nga Qeveria e Kosovës pas dy vrasjeve të ndodhura në vend, e ku viktimë ishin punëtorët e kazinove.

I njëjti ishte votuar edhe në Kuvendin e Kosovës, teksa për të kishin votuar një shumicë dërrmuese e deputetëve.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz